Ska laboratore. Me problematike- Gjeologjiku
Studentët edhe këtë vit të ri akademik do të përballen me mungesë laboratorësh. Ky problem është më i madh për fakultetin e Gjeologji- Minierave në Tiranë, studentët e të cilit e kanë mëse të nevojshme punën në këto ambiente. Ky shqetësim është ngritur sërisht nga dekani i këtj fakulteti Përparim Hoxha, i cili shprehet se mungesa e laboratorëve ekziston prej vitesh.
“Thembra e Akilit për fakultetin tonë është pjesa e laboratorëve. Nuk është se e kemi aq cilësor qoftë si sasi, qoftë si cilësi këtë bazë laboratorike. Kemi palikuarë në mjaft projekte të Bankës Botërore apo projekte të Fondit të Ekselencës. Në projektet e ekselencës ne nuk kemi mundësi të pasurojmë bazën laboratorike”- tha Hoxha.
Dekani Hoxha shprehet se edhe këtë vit do të ketë mësim me orë të zgjatura, kjo si pasojë e mungesës së ambienteve, por edhe pedagogëve. Ai thotë se shumë shpejt do të fillojë rekrutimi i stafit të ri.
“Të mbarojë sezoni i provimeve të vjeshtës do bëhet analiza për çdo department për nevojat në funksion të ngarkesës që ata kanë dhe do të fillojë procedura e thithjes së stafit të ri, qoftë efektiv, qoftë me kontratë”- tha Hoxha.
Edhe në këtë fakultetet rregjistrimet vazhdojnë ndërkohë që ato priten të mbyllen në 18 shtator. Megjithatë ata që nuk kanë fituar një vend nuk duhet të humbasin shpresat thonë drejtuesit e arsimit pasi do të ketë një listë tjetër fituesish, kjo në bazë të kuotave të mbetura bosh.
Edlira Sulejmani