E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu valutor, monedhat e huaja fitojnë pikë ndaj lekut

TIRANE- Kjo javë, krahasuar me një javë më parë ka sjellë një çvlerësim të lehtë të monedhës kombëtare lekë kundrejt euros dhe dollarit amerikan.

Mbyllja e sezoni turistik dhe pozicionimi i euros dhe usd në bursat ndërkombëtare po japin efektet e para në kursin e këmbimit të lekut me valutat e tjera.

Pas një periudhe disi të stabilizuar të tregut, java ka nisur me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar. Ndërkohë që në mesditën e së shtunës në tregun valutor të Tiranës, euro dhe dollari kanë fitur pikë,1 euro këmbehet në blerje me 140.2 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 139.60 lekë, pra është vlerësuar me 0.8 lekë.

Ndërkohë që 1 USD këmbehet me 101.20 lekë dhe një javë më parë këmbehej 102.70 lekë, pra me zhvlerësim prej 0.5 lekësh.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›