Lirohet për mungesë provash Ilia Basho: Mos i ndodhtë kujt si mua
TIRANË- Lihet i lirë Ilia Basho, burri që u akuzua se organizoi vrasjen e së shoqes Elen Basho, në 2 shkurt të vitit 2012. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën detyrim paraqitje për Ilia Bashon, duke e nxjerrë pas 3 muajsh qendrim nga paraburgimi, për mungesë provash. Ndërkohë, avokati i Ilia Bashos tha se klienti i tij është paraburgosur padrejtësisht duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
33-vjeçarja Eleni Basho, nënë e dy fëmijëve u ekzekutua me dy plumba në gjoks mbrëmjen e 2 shkurtit 2012, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Bashkëshorti i saj, Ilia Basho u arrestua 25 ditë pas krimit të rëndë, si i dyshuar për organizimin e vrasjes së 36-vjeçares.Prokuroria ka kërkuar që Basho të mbetet në burg, me pretendimin se ka prova ‘’gozhduese", të cilat vërtetojnë që ai është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni.
Basho u përfol se kishte një lidhje martesore me shtetasen Yllka Shehaj, me të cilën i janë zbardhur edhe në media plot mesazhe dashurie, mes të cilëve edhe nga ato ku shprehej se do “hiqte qafe” të shoqen.
Ndërkohë vetë Ilia Basho këmbëngulte se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e së shoqes, duke hedhur poshtë çdo dyshim të prokurorisë. Ai ka pranuar se i vetmi faj i tij është faji moral, tradhtia që i ka bërë të shoqes, Elenit. Babai i dy fëmijëve ka pranuar lidhjen jashtëmartesore që ka pasur me Yllka Shehajn, por kurrsesi sipas tij lidhja nuk përbën shkak për ta akuzuar për krimin e rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.
ILIA BASHO: SI MË NDODHI MUA MOS T’I NDODH DIKUJT TJETËR
Në një kafe në kryeqytet, menjëherë pasi gjykata ka dhënë vendimin, gazetari i NEWS24, Spartak Koka ka marrë një prononcim ekskluziv nga Ilia Basho dhe avokati i tij
“Jam një njeri i lirë, do të doja që si puna ime të mos i ndodhte dikujt tjetër. Mendoj se jam një qytetar model për Shqipërinë, që këtej e tutje ju lutem më lini ta pi këtë kafe dhe të vete tek fëmijët e mi. Vetëm kaq kërkoj. Ju lutem më lini në privatësinë time”,- u shpreh basho.
“Komenti është ku na gjetët. Nuk kemi luftuar fare, sepse luftohet atëherë kur ka s’ka prova do të thotë që Prokuroria atë cfarë kërkoi, po vetë e kërkoi, si arrestimin dhe vetë lirimin. Kemi qënë dhe do jemi bashkëpunues me drejtësinë në cdo kohë. Sic na gjetët ju, na gjeti dhe një televizion tjetër. Ju them sinqerisht se ky moment nuk është triumfues për ne, pasi është një moement kur mbi gjithcka kemi dhimbjen e madhe. Sjellim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Basho, për familjen, prindërit dhe të afërmit e Elenit. Mbi gjithcka jemi të hapur dhe mbi gjithcka themi që klienti im është i pastër askush me shumë se ne nuk është i destinuar të mësojë të vërtetën, pra kush janë ata që bënë krimin makabër”,- deklaroi avokati.
SMS-TË E DYSHIMTA TË BASHOS PËR YLLKA SHEHAJN
“Më prit dhe pak, më prit deri më 15.12.2012 dhe ajo do të largohet nga skena, pa u bërë zhurmë dhe t’i nuk do të kesh fare punë, e di unë sesi do ta rregulloj, t’i ke ngrënë një shpullë, por asaj do t’i kthehen dhjetë të tilla mbrapsht”.
“Unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s’u bë kjo që dua unë”.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ilia Basho intervistë për News24