E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, nis takimi i liderëve te presidenti. Mungon Cipras

ATHINE - Presidenti i Greqisë Karolos Papulias po zhvillon një raund të ri konsultimesh me liderët politikë Samaras, Venizelos dhe Kuvelis. 

Nga ky takim pritet të mësohet nëse Greqia do të ketë një qeveri, apo do të shkojë në zgjedhje të tjera, brenda pak javësh. 

Samaras tha teksa hynte në takim, se "ende po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për vendin".

Aleksis Cipras nuk është i pranishëm pasi ai e refuzoi ftesën për konsultimet e reja. Në një interviste Cipras deklaroi se nuk mund të marrë pjesë në një qeveri që pranon Memorandumin. "Duan të qeverisin me papërgjegjshmëri. Ata e dinë se politikat e tyre janë kundër vullnetit të popullit", tha Cipras.

Nga ana tjetër, Fotis Kouvelis deklaroi më herët se nuk do të bashkohet me një qeveri koalicioni, ku nuk merr përfshihet e majta radikale. Ai theksoi se "koalicioni qeveritar duhet të përbëhet nga të gjitha ato forca politike, që argumentojnë se vendi duhet të mbetet në eurozonë dhe euro". Për të lëvizur në këtë proces, sipas tij, vendi duhet të çlirohet nga kushtet e Memorandumit. 

Vendi gjendet i varur në një fije të hollë, ndërkohë që ministrat e Financave të BE janë takuar sonte në Bruksel ku po diskutojnë krizën greke. 

Eurogrupi i bën presion Greqise të respektojë marrëveshjen, ndërsa burime nga nga KE dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegociimit të disa pjesëve të Memorandumit, për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë.
Lidhje te tjera Bruksel, presion i fortë mbi Greqinë nga Eurogroupi Revista gjermane Der Spiegel: Lamtumirë Akropol!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›