E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, presion i fortë mbi Greqinë nga Eurogroupi

BRUKSEL - Ministrat e Financave të Eurogrup të mbledhur sonte në Bruksel kërkojnë respektimin e rreptë të angazhimeve nga ana e Greqisë dhe konsiderojnë "të padëshirueshme" lënien e euros prej saj.

"Askush nuk mohon se populli grek po vuan", tha ministri gjerman i financave Wolfgang Shable, duke shtuar se "nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për Greqinë".

"Ne nuk do të fitonim asgjë nga një dalje e Greqisë nga eurozona," tha Ministri belg i Financave Steven Vanakere.
"Është e pakuptimtë të flasësh për gjëra që nuk do ta zgjidhin problemin e vërtetë dhe themelor, domethënë mbështetjen e konkurrencës dhe ekonominë," tha ai duke shtuar se "ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë është brenda eurozonës."

Ministri i financave i Luksemburgut, Luk Frinten këmbënguli se "Greqia duhet të respektojë paktin e nënshkruar", duke paralajmëruar se përndryshe nuk mund të vazhdohet me fonde nga BE.
“Kjo marrëveshje bëhet me qeverinë greke, dhe jo me ndonjë parti politike”, tha Frinten, i cili theksoi gjithashtu se Greqia është e vetmja, që duhet të marrë vendimin.

Fondi i Stabilitetit Financiar të mërkurën vendosi të shkurtojë 1 miliard euro nga kësti i radhës për Greqinë, me arsyetimin se për momentin nuk është e domosdoshme e gjithë shuma e 5.3 miliardëve.

Përsa i përket rinegocimit, burime nga Komisioni Evropian dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegocim të disa pjesëve të Memorandumit, me qëllim për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë.
"Ne do të diskutojmë me qeverinë e re në lidhje me preferencat e tyre për zhvillimin e një programi që do të ndihmonte ekonominë greke të shërohet. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të propozojë qeveria e re", tha një anëtar i Trojkës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›