E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër afati fundit i komisionit te reformës zgjedhore

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet që nesër të ketë një ditë të gjatë, në afatin e e fundit të përfundimit të saj që skadon në orën 24:00. Në mbledhjen me dyer të mbylluara, e zhvilluar sot rreth orës 18:00 (e cila zgjati përrreth 1 orë e 30 minuta) komisioni nuk ka diskutuar cështje të ‘nxehta’ sic është ajo mbi KQZ.

Në përfundim të saj, eksperti socialist i Komisionit, Bledar Çuçi bëri me dije se sot u miratuan disa kapituj  të rëndësishëm të OSBE, që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve zgjedhore, fushatën, financimin e partive, dhe kuaotat gjinore. Ndërkohë, që nesër do të diskutohen cështjet lidhur me administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve.

“Nesër kemi një takim tjetër dhe do jemi të impenjuar bashkë me bashkëkryearët për cështje që janë të nxehta dhe të ngeluara, lidhur me administratën zgjedhore dhe ankiminin e palëve. Nesër sic thashë është ditë punë dhe do diskutohen cështjet në frymën e sugjerimeve, cështje që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrën e numërimit. Nuk e di nëse do ketë shtyrje afati. Kemi konsensus konsensus, madje palët kanë miratuar për teknologjinë dhe përdorimin e paisjeve për numërimin, por do rishikojmë dhe një herë me frymën e OSBE. Pra nesër do diskutohet për administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve”,- bëri me dije Çuçi. 

Ngërci
Formatimi i KQZ-së dhe mënyra se si do të procedohet me ankimimet zgjedhore, janë çështjet që mbajnë pezull përfundimin e reformës brenda datës 15 maj. Të majtët dhe të djathtët pohojnë se do të ketë sërish shtyrje afati për zhvillimin e punës së këtij komisioni, por nuk kanë të përcaktuar një datë konkrete se kur drafti i reformës do të marrë firmën përfundimtare nga gjashtë partitë parlamentare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›