Prifti: S’e kam problem të jem vota e 71-të për Topallin
Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti i ftuar dje në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në TV NEWS 24 deklaroi se nuk do ta kishte problem të votonte kandidaturën e Jozefina Topallit për Presidente të Republikës.
Z.Prifti, si e konsideroni takimin e para pak ditëve tek “Gjiri i Lalzit” mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?
E kam ditur që do të ndodhte dhe një ditë më pas e kam marrë vesh se çfarë është folur. Dukej takim normal. Në politikë është shprehja “Kurrë mos thuaj kurrë” sepse kështu ndodh. SHBA-të ftuan në Shtëpinë e Bardhë Arafatin që e dinin që kishte vrarë një ambasador. Takohen dhe armiqtë më të mëdhenj dhe unë e shoh normale takimin mes Ramës dhe Metës.
Kush është i fituar dhe kush i humbur në këtë rast?
Rama humb me këtë që ka bërë. Humb besueshmërinë në elektorat, humb kartën e 21 janarit. Nga ky takim Meta ka fituar më shumë, Rama humb besueshmëri në elektorat. Humb kauzën e 21 janarit që e bëri si revoltë ndaj korrupsionit të qeverisë. Ishte një revoltë popullore dhe PS doli me lloj lloj parullash. Rama ka humbur vota.
Ju keni thënë më parë se e majta duhet të bashkohet, se Meta duhet të bashkohet me Ramën për të rrëzuar qeverinë. I qëndroni sërish kësaj?
Nuk jam kritik ndaj z.Rama, por detyra e tij është që të kthejë opozitën në pushtet. Por mendoj se ai ka shkuar në atë takim që të mendojë këtë. Nuk ka bërë gabim, por nuk e gjykojnë të gjithë politikën në këtë mënyrë. Ka shumë të tjerë që mendojnë se Rama ka gabuar. Nëse nuk e sjell edhe në zgjedhjet e ardhshme opozitën në pushtet, Rama përfundon si politikan.
Duhet të largohet nga drejtimi i PS-së nëse humbet sërish zgjedhjet?
Statusi mund të ndryshojë me nenet e tij sa herë të duan. Meta është në qeveri me vota të majta, është mbase nga politikanët me zgjuarsinë më të madhe për sa i përket votave dhe marrjes së tyre. Duke e ditur që është në koalicion me Berishën, e di shumë që nuk merr më aq vota. Ndaj i bën llogaritë mirë edhe për zgjedhjet që vijnë. Jep sinjalin që po lëviz majtas dhe kërkon votat majtas, por edhe se do të qëndrojë në pushtet. Pra, ana e Metës lëvizja është brilante, është shumë e mirë. I vetmi gabim që ka bërë që mund të t’i kushtojë e ka bërë pa luajalitet me partnerin që ka në mazhorancë, e ka bërë fshehtas. Mund t’i kushtojë sepse ka filluar këto ditë një lloj nervozizmi mes PD-së e LSI.
Të dyja palët thonë se koalicioni funksionon…
Nuk duhet të shihen ato deklarata publike që bëhen, por çfarë fshihet pas tyre. Ata kanë pezulluar njëri-tjetrin, që u çojnë mesazhe njëri-tjetrit.
Ka pasur ndonjë ftohtësi me Berishën para takimit Meta-Rama?
Nuk e kam shumë të qartë pse ka ndodhur kjo nga ana e Metës. Berisha vazhdon të qeverisë, ka bërë disa lëvizje duke u futur në kompetencat e ministrive që ka LSI ndoshta ka krijuar pakënaqësi. Ndaj mund të jetë bërë dhe takimi me Ramën. Ndoshta për ‘Alpetrolin’. Nuk e di nëse janë këto lloj detajesh që kanë krijuar një lloj ftohje. Nëse nuk janë këto i bie të jenë prishur për pazare. Mendoj se pragmatizmi i Metës ka bërë që Meta të ndryshojë pozicion.
Nëse do të personifikohej konflikti 4-vjeçar mes Metës dhe Ramës. Ju keni goditur Ramën për llogari të Metës tani çfarë llogarish keni bërë?
Unë nuk kam goditur askënd dhe nuk jam përdorur nga askush. Unë po them se prej kësaj përfiton Ilir Meta. Unë jam deputet i opozitës dhe nuk e shoh veten në parlament në opozitë të lidhur me Ramën ose nesër me Metën në opozitë.
Në rast të një koalicioni Meta-Rama, ju do të jeni sërish majtas?
Unë jam deputet opozitar dhe i majtë në politikë. Sigurisht që nuk kam asnjë debulesë për asnjërin nga këta që përmende.
Keni biseduar me ta për kontributin tuaj brenda së majtës?
Jo nuk kam biseduar. Me deputetët opozitë nuk kemi bërë ndonjë plan konkret.
Jeni takuar me Metën?
Edhe me Metën kam pasur komunikime, jo takime. Kemi vendosur që të shohim përpara dhe jo mbrapa.
Keni bërë paqe?
Mbetet për tu parë. Unë flas me siguri që është paqe, por Iliri është shumë i vështirë për tu kuptuar pasi atij i ndodhin gjëra të çuditshme në kohë të caktuara ashtu siç i ka menduar Berisha, por që i kanë i dalë ndryshe.
Po nga Berisha keni ndonjë sinjal?
Nuk kam ndonjë sinjal. Kam bashkëpunim me disa deputetë.
Kur keni pasur komunikim me z.Meta dhe në çfarë rrethanash?
E rëndësishme është që kemi kthyer sytë nga e ardhmja. E pash që isha i dobët, që sistemi i drejtësisë nuk funksionon, që nuk i bija dot murit me kokë. Sigurisht që nuk mund të vazhdoja në atë mënyrë.
Pas takimit të Lalzit, dy armiqtë u takuan ndërsa ju nuk jeni as me njërin dhe as më tjetrin, por a jeni penduar për vizion?
Jo nuk jam penguar. Sigurisht që ndjej keqardhje sepse u tregua një lloj psikoze që Dritani manipulon. Kam pasur një objektiv të drejtuar ndaj një personi dhe për atë që Dritani bën këtë apo bën atë, sigurisht që ndjej keqardhje. Por jo për pjesën e publikimit të videos. Besoj që i kam dhënë Shqipërisë një shembull që nuk ia ka dhënë askush tjetër.
Sa mendoni se e kanë seriozisht Meta dhe Rama?
Ramën nuk e njoh shumë, por lëvizjet e Metës janë të llogaritura mirë dhe kërkon të jetë në një koalicion të majtë.
Dule u shpreh në këtë studio që kanë filluar negociatat për Polin e Qendrës me Metën e Topin. Si e shikoni këtë?
Meta nuk do të jetë ndonjëherë në një pol me Topin. Nuk e besoj këtë. Nuk besoj se futet në një koalicion Meta pa një identitet të qartë. Ai ka një nuhatje të mirë politike, nuk mund të them sa Berisha, por ndër liderët e tjerë është ndër më të mirët. Këto lëvizje po i bën nga pragmatizmi që ka dhe Meta dhe e di që votat i merr vetëm majtas.
Ju po thoni që marrëdhëniet LSI-PD do të prishen?
Nuk e di se kur, ndoshta është çështje kohe, por besoj se do të shohin përpara.
Bëhet fjalë për një mocion mosbesimi?
Ka filluar të bëhet lobing në parlament për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Kanë ardhur tek unë për këtë.
Ju do të votoni pro apo kundër nëse bëhet ky mocion?
Unë thashë që jam në opozitë dhe opozitar. Është folur për një mocion para zgjedhjes së presidentit. Mund të jetë një test si ai për KLD-së. Ai test tregoi që parlamenti është shumë më i brishtë dhe i ngushtuar mes pozitës dhe opozitës. Unë jam një deputet i opozitës i prirur që të ndjek drejtimin e opozitës, por nëse opozita vjen me një kandidat për kryeministër që nuk ia vlen mund të ndryshoj qëndrim.
Rama denoncoi dy raste ku PD-ja sipas tij ka tentuar të blejë dy deputetë. Si e gjykoni këtë?
Është deklaratë shumë serioze dhe shumë e rëndë. Nëse është e vërtetë e degjeneron plotësisht atë parlament. Edhe z.Blushi ka thënë që janë blerë deputetët në Kuvend.
Ka ndodhur dhe më parë...
Ka ndodhur dhe është qesharake, por nëse ndodh kjo është skandaloze dhe z.Rama ka bërë shumë mirë që e ka denoncuar këtë dhe deputetët duhet të bëjnë kallëzim penal. Unë kurrë nuk kam për ta shitur kokën në asnjë lloj votimi.
Si do të votoni për presidentin? Berisha thotë që do të jetë një nga drejtuesit e PD-së, si do ta votoni?
Do të doja një president konsensual. Duhet të largohemi nga interesat politike. Idiotizmat e mbledhjes së votave të deputetëve duhet të marrin fund. PD-ja dhe PS-ja duhet të zgjedhin një president konsesual. Pozicioni im do të jetë në varësi të kandidatit.
Luan Rama tha pse jo Meta?
S’ka rëndësi. Mund të jetë dhe nga LSI-ja. Nëse do të jetë konsesual unë do të votojë kandidatin më të mirë. Nuk e kam fare problem nëse do të jetë vota e 71 pasi Shqipëria ka nevojë për një kandidat dinjitoz. Do të votoj për figurën më të mirë.
Po Topallin?
Thashë që do të votoj kandidatin më të mirë. Janë emra që kanë dalë nga mediat. Sa kohë nuk ka një emër zyrtar nuk kemi pse të merremi me emra të përveçëm.
Nëse Metën e propozon PS do ta votoni?
Nuk mund të flasim për gjëra konkrete kur nuk kemi gjëra konkrete. Nuk kemi kandidatë konkret.
Mendoni se do të zgjidhet që në raundin e parë?
Do të doja që të ishte një president konsensual. Ky është varianti që do të dëshiroja. Ka filluar lufta për zgjedhur një president me 71 vota. Kam idenë që po punojnë me atë që janë më të thjeshtë, ndoshta do të vijnë dhe tek unë.
Çfarë përgjigje do tu jepni?
Unë do të vazhdoj gjatë në politikë. Nëse do të jetë një president jashtë linjës s’do të më pëlqente, si rastri i zgjedhjes së Topit. Kështu që unë nuk kam për të bërë veprime që dalin jashtë moralit dhe normës. Nëse do kem përballë një kandidaturë prej hajduti dhe një tjetri që mund të ishte Topalli sigurisht që do të votoja Topallin.
Si do ta vazhdoni karrierën tuaj politike? Në PD?
Unë jam i majtë, çfarë lidhje kam me PD-në? Nuk është opsion vajta në PD për mua.
Mund të çojë zgjedhja e presidentit në zgjedhje të parakohshme?
Nuk është çudi pasi çdo gjë është e mundur pasi mund të ketë një votim 70 me 70.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)