E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozohet statusi i rajonit evropian për veriun e Kosovës

PRISHTINE- Statusi i rajonit evropian, është opsioni i radhës i propozuar për zgjidhjen kalimtare të çështjes së veriut të Kosovës. Një ide e tillë është hedhur nga kryetati i Lëvizjes Evropiane e Kosovës, Belul Beqaj.

Gjatë një debati në Qendrën Mediale në Çagllavicë, Beqaj tha se me këtë zgjidhje, do të ofrohej bartja e sovranitetit të veriut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EULEX-it. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

“Duhet vetëm të rikonfigurohet misioni ekzistues, në kuptimin e ristrukturimit të pushteteve, qoftë ekzekutive dhe ligjore dhe duke konsultuar dhe bashkëpunuar edhe me Gjykatën Evropiane në kuptimin e ndërtimit të marrëdhënieve specifike të këtij rajoni me Kosovën, Serbinë dhe natyrisht me Bashkimin Evropian, që kjo pjesë e Kosovës të merr statusin e rajonit Evropian”, ka thënë Beqaj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›