Ceremonia mortore e Ramiz Alisë, Nano e Meta marrin pjesë
TIRANE- Kanë nisur rreth orës 10:00 homazhet për ish-udhëheqësin e fundit të regjimit komunist dhe ish-presidentin e parë pluralist pas viteve ‘90, Ramiz Alia. Këo homaxhe zgjatën për rreth 1 orë e më pas trupi i tij i pajetë u përcoll drejt varrezave të Sharrës. Ashtu sic ishte parashikuar, në Protokollin e Shtetit, homazhet kanë nisur të bëhen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Në homazhe përvec familjarëve, njerëzve të afërt kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste sic janë Gramoz Ruci e Namik Dokle. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi, i cili pas ceremonisë e ka vlerësuar figurën e Ramiz Alisë , si një figurë kontradiktore.
Fatos Nano e Ilir Meta homazhe për Ramiz Alinë. Meta: Historianët do vlerësojnë figurën e tij, jo politikanët. Figurë e shquar e luftës antifashiste, Nano: Alia protagonist i një epoke historike, e vlerësoj për kontributin.
NANO E META NDEROJNË RAMIZ ALINË
Ora 11:00- Ish- kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nana dhe lideri i LSI-së Ilir Meta kanë kryer homazhe në ndrim të Ramiz Alisë në të njëjtën kohë. Rreth orës 11:00 ata janë parë të hynë në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë me kurora në duar, ndërsa nuk kanë munguar as deklaratat tyre pas homazheve. Ilir Meta është shprehur se pas disa dekadash do jenë hostorianët ata që do japin vlerësimin e duhur për figurën e Ramiz Alisë, ndërsa vlerësoi edh njëherë rolin e tij në luftën antifashiste.
“Mendoj se nderimin më të mirë për cdo figurë e bën historia. Dua ta vlerësoj si një figurë të shquar të luftës antifashiste dhe për pëerpjkejet e tij për ta kuptuar me aq sa mundej pluralizmin politik”, tha ai.
Meta shtoi më tej se Alia është i pari personalitet që ka dhënë dorëheqjen pasi humbni zgjedhjet në vitin 1992. “Për vlerësimin e tij do të duhen disa dekada”, përfundoi kreu i LSI-së.
Ndërsa menjëherë pas tij, ka folur edhe Fatos Nano, i cili e ka quajtur Ramiz Alinë protagonist të nje epoke, ndërsa vlerësoi kontributin e tij për luftën antifashiste.
“Ky homazh është në respekt të një epoke historike e cila ka edhe protagonistët e saj. Shpreh respekt për kontributin e tij në luftën Nacional-clirimtare dhe në rindërtimin e vendit pas saj. Shpreh respekt për kontributin e tij në etapa të ndryshme, deri në institucionalizimin e shtetit pluralist”, tha Nano.
NE HOMAZHE POLITIKANE E HISTORINAE
Ora 10:26- Në homazhe përvec familjarëve, njerëzve të afërt kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste sic janë Gramoz Ruci e Namik Dokle. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi, i cili pas ceremonisë e ka vlerësuar figurën e Ramiz Alisë , si një figurë kontradiktore.
Pëllumbi tha se “Ramiz Alia do të mbahet mend njëherësh si presidenti ish-komunist dhe si presidenti i parë pluralist”.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe historiani Pëllumb Xhufi, i cili tha se Ramiz Alia “përfaqësonte një figurë komplekse dhe tolerante që gjeti menyrën më të mirë për të komunikuar në regjimin më të egër komunist”.
SOT CEREMONIA MORTORE E RAMIZ ALISE
Ora 07:30- Ramiz Alia përcillet sot pë në banesën e fundit.Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon katër tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të plota.
Për ish-drejtuesit kryesorë të shtetit si Ramiz Alia, dhe një sërë kategorish të tjera, parashikohet niveli i dytë, ceremoni zyrtare. Në këtë rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe një libër ngushëllimesh. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i ekskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtëna me armë.
Nuk duhet se çfarë pjesëmarrjeje do të ketë nga zyrtarët e lartë, por duket se qeveria e ka paralajmëruar qëndrimin e saj, pasi gazeta e Partisë Demokratike, shkruante me gërma të mëdha në faqen e parë se “vdiq dikatori i fundit komunist, njeri i masakrave në kufi dhe Masakrës së Tivarit në Luftën e Dytë Botërore”.
Ndërkohë, politika ka hezituar të shprehet publikisht me ngushëllime për ngjarjen, ndërkohë që kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka qenë për të ngushëlluar në shtëpinë e ish-presidentit. Nga ana tjetër, kryeministria me anë të një deklarate për shtyp njoftoi dje se “të dielën ora 11:30, kryeministri Berisha merr pjesë në inagurimin e dy segmenteve rrugorë në Korçë, rruga Lapidari–Koritë dhe rruga Koritë– Liqenas. Vendi i inagurimit në fshatin Zvezdë”.
Ish-udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia u shua në moshën 86-vjeçare, mëngjesin e datës 7 tetor, si pasojë e disa sëmundjeve kronike. Vonesat për varrimin e Ramiz Alisë u kushtëzuan nga ardhja e dy fëmijëve të tij që jetojnë jashtë shtetit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Homazhe për nder të Ramiz Alisë