E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Itali, Berluskoni i përgjigjet konfidustrisë

Milano - “Duke ju referuar presidentes te konfindustrisë Ema Marcegaglia, do te foja ti kujtoja qe kemi dhene para të vertetë për të ndihmuar shumë sektorë të industrise si p.sh. ai automobilistik”. Në këtë mënyre kryeministri italian Silvio Berlusconi i pergjigjet presidentes së konfindustria e cila te shtunën në Palermo i kishte kerkuar qeverise “para te vërtete” për të perballuar krizën ekonomike që ka perfshir vendin.

“ Kemi venë në dispozicion te amortizatoreve social rreth 9 milard euro, – shton Berlusconi - kemi nderhyre tek bankat ne menyre që të te mos nderpresin kreditimin duke u lejuar firmave dhe imprenditoreve te vazhdojne investimet e tyre”. “Kemi bërë zgjedhje - vijon Berlusconi- te tilla qe, ne rastin se dikush do të humbas vendin e punës nuk do te lihet në asnjë mënyrë vetëm”.

Për sa i përket krizës, per kryeministrin “duhet të jemi realist: kriza është e thell dhe globale, por gjëja e pare qe duhet bëre ështe qe te ftojme qytetarët te vazhdojne stilin e jetes qe kane ndjekur deri tani duke mos frenuar konsumet”.

Enkes Hysendhima, Start, Romë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›