E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi në Azerbajxhan më 18 mars

Baku - Referendumi në lidhje me ndryshimin kushtetues, që do të lejojë në Azerbajxhan pjesëmarrjen me shumë se 2 herë në zgjedhjet presidenciale, do të zhvillohet më 18 mars. Që ky referendum të quhet i vlefshëm nevojitet një pjesëmarrje minimale prej 25%. Për ndjekjen e procesit të votimit në 500 qendra votimi do të vendosen kamera dhe ky proces votimi do të mund të ndiqet direkt nga interneti.

Deri më sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vrojtimin e referendumit kanë aplikuar gjithsej 18 mijë persona, ndër të cilët 132 janë ndërkombëtarë. Sipas ligjeve aktuale në Azerbajxhan, një person nuk mund të kandidojë më shumë se 2 herë në zgjedhjet presidenciale.

Në rastin e pranimit me referendum të projektligjit, Presidentit aktual të Azerbajxhanit Ilham Alijev do ti hapet rruga të bëhet pafundësisht president.

Në amendamentin e dërguar në referendum zë vend edhe pika për shtyrjen e zgjedhjeve në rast lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›