Kriza në Itali, bizneset investojnë në jug të Shqipërisë
Kriza në vendin fqinj, Itali, ka bërë që shumë biznesmenë italianë të investojnë në Shqipëri. Disa biznesmenë që jetojnë në rajonin e Puglias u shprehën se nga studimi që i kanë bërë tregut shqiptar ka rezultuar se në jug të Shqipërisë, veçanërisht në qytetin e Vlorës, produktet ushqimore italiane janë të preferuara. Në këtë mënyrë ata vendosën të hapin aktivitetin e tyre në qytetin e Vlorës dhe deri tani janë të kënaqur. Sipas tyre, shumë italianë po ndjekin të njëjtën praktikë për të investuar në Shqipëri, pasi vendi ynë rezulton i qëndrueshëm në një moment kur vendet e eurozonës po kalojnë krizë të thellë ekonomike.