Kriza ne PBDNJ, akuza per Micon
Polemikat ne Partine e Bashkimit te Drejtave te Njeriut te cilat kane shkuar deri ne qeveri, jane shpalosur edhe gjate dites se djeshme ne Ministrine e Punes, pikerisht ne momentin e emerimit te kryeinspektorit te ri, Thoma Melo.
Akuzat
Pas largimit nga detyra e ish-kryeinspektorit Thoma Mico, kreu i Ministrise se Punes ka leshuar nje sere akuzash per kete te fundit. "Shkaku ose arsyeja e shkarkimit te ish- kryeinspektorit te Punes eshte per shkelje te renda dhe te perseritura ne pune. Keto konsistojne ne moszbatimin e urdhrave te punes, moszbatimin e urdhrave te eproreve. Kontrolle tendencioze ne fabrika dhe sindikata te ndryshme. Ne kundershtim me ligjin, ai mbante te dyja funksionet edhe inspektor i Pergjithshem edhe kryetar i Komisionit Qendror te Apelimit te Gjobave" ka pohuar kreu i Ministrise se Punes, Anastas Duro. Sipas tij, Mico prej disa kohesh ishte bere pengese ne funksionimin e Komisionit Qendror te Apelimit te Gjobave, me kerkesen e paligjshme qe te ishte vete drejtues i ketij Komisioni. Nga ana tjeter ministri Duro, ka deklaruar se ish-kreu i inspektoratit nuk eshte vetedorehequr por eshte shkarkuar. Por Mico nga ana e tij nepermjet nje komunikimi per shtyp ka deklaruar se jepte doreheqjen per arsye politike. "Zoti Duro ne shkelje te hapur te ligjit, hartoi nje akuze me shpifje nga me banalet qe nuk kane asnje lidhje me te verteten. Ai ende nuk me ka vene ne dispozicion kerkesen e tij, me akuzat per lirimin tim"ka theksuar Mico. Sipas tij, shkarkimin nga detyra e ka marre vesh nga mediat dhe jo me ane te rruges zyrtare.
Prezantimi
Pas largimit te Thoma Micos ne krye te Inspektoratit te Punes eshte emeruar Thoma Melo. "Melo u perzgjodh ne kete detyre nepermjet nje konkurrimi te hapur. Ai eshte nje drejtues me eksperience te gjate ne menaxhimin e punes ne administrate dhe, mbi te gjitha, gjate detyres se meparshme ne krye te Zyres Rajonale te Punes ne Tirane, Melo ka deshmuar permes punes se tij, aftesi dhe ndershmeri" ka pohuar gjate prezantimit, ministri i Punes, Anastas Duro.
Kriza ne PBDNJ edhe me Barken
Nuk eshte hera e pare qe Ministria e Punes, qe keto kater vite drejtohet nga Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, perfshihet nga nje lume akuzash. Pak muaj me pare ka qene ish-ministri Kosta Barka, i cili pati nje perplasje me drejtuesit e partise se tij, nga ku u detyrua te linte edhe drejtimin e ministrise. Ashtu sikurse Mico, edhe Barka nuk ka pranuar shkarkimin nga detyra. Sipas Barkes pak muaj me pare, asnje nga perfaqesuesit e partise se tij, nuk i ka komunikuar vendimin per shkarkimin e tij dhe nga ana tjeter nuk ka pasur asnje mbledhje, e cila te kete marre nje vendim te tille. Pavaresisht ketyre deklaratave, pak kohe me vone ne krye te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta u vendos Anastas Duro.