E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikohet per here te pare lindja me anestezi lokale

Sarande/ Per here te pare ne shtepine e lindjes ne Sarande nje grup mjekesh te spitalit obstetrikgjinekologjik "Koco Glozheni" te Tiranes, Zyhdi Eshja, obstetriko-gjinekolog dhe Genci Hyska, anestezist reanimator me pjesemarrjen edhe te mjekeve Rajmonda Condi e Cezerina Bozho mundesuan lindjen e pare me metoden section-cesarea me anestezi spinale. Mjeket e njohur sollen per kete qellim pajisjet e nevojshme dhe vec asistimit ne lindjen e pare, ata shkembyen pervojen e tyre me mjeket gjinekologe te shtepise se lindjes ne Sarande. Nena qe pati fatin te lind e para me kete metode ishte e reja Ornela Kacupaj 25 vjec, e cila e kishte lindjen e dyte, solli ne jete nje vajze. "Une jam vertete e befasuar dhe e lumtur se sapo linda, pata mundesine te marre femijen dhe ta mbaje prane se isha plotesisht e ndergjegjshme dhe nuk kisha asnje pengese ta trajtoja femijen tim sapo e linda, ndryshe nga lindja e pare kur femijen e mora ne duar pas tre ditesh" ka pohuar Ornela. Femija e pare e lindur me kete metode ka nje vlere te shumefishte per shtepine e lindjes se Sarandes, e cila eshte tronditur disa here kohet e fundit nga vdekje te papritura dhe te menjehershme te cilat kane ndodhur edhe per mungese mundesish dhe pervojave te reja te asistences ne lindje. Kjo ka qene edhe arsyeja qe mjeket e njohur kane aplikuar kete metode shume shpejte ne Sarande. Mjeket thone se nje metode e tille eshte lehtesim per grate qe lindin dhe garanci me shume per vet jeten e tyre dhe femijet qe sjellin ne jete.

B Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›