Sulaj:S'ka vende per trajtimin e te droguarve
Perdoruesit e droges ne vendin tone jane rritur nga dita ne dite, nderkohe qe qendrat per trajtimin e tyre kane mbetur ne te njejtat nivele, ashtu sikurse gjate vitit 1994 kur ky fenomen filloi te shfaqej ne vendin tone. E ndersa gjate ketyre viteve numri i tyre ishte i vogel, sot shifrat kane shkuar deri ne 40 mije perdorues te rregullt te drogave te ndryshme.
Problematika
Problemi kryesor ne vendin tone, sipas specialisteve eshte perdorimi i droges, sidomos heroines, me shiringa nga moshat nen 15 vjec. "Ne vendin tone hasen nje sere problemesh presa i perket trajtimit dhe kurimit te te droguarve. Ne qendren tone, ne repartin e toksikologjise jane vetem 15 shtreter per kurimin e tyre, nderkohe qe numri i personave qe jane nen varesine e lendeve narkotike, eshte shume i madh" ka pohuar Zihni Sulaj, Shefi i Repartit te Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak. Nga ana tjeter Ministria e Shendetesise me ane te strategjise se hartuar, ka premtuar per investime ne kete fushe, duke filluar me ngritjen e nje qendre te re te toksikologjise, e cila do te mbuloje trajtimin e nje numri me te madh te droguarish.
Fenomeni
Perdorimi i drogave ne Shqiperi mbetet nje fenomen shqetesues. Shifrat e perdoruesve te narkotikeve kane pesuar rritje dhe aktualisht numerohen 40 mije te tille. Por problemi aktual duket tendenca ne rritje, per perdorimin e drogave sintetike, si amfitamina apo ekstazia, te cilat prodhohen edhe permes medikamenteve te ndryshme. Ka qene pikerisht shqetesimi mbi rritjen e perdoruesve te droges, ai qe ka mbledhur ne nje tryeze te perbashket, te iniciuar nga Ministria e Shendetesise, perfaqesues te disa dikastereve, si dhe te disa shoqatave jo qeveritare. "Rezultojne te jene 40 mije perdorues nga keta 65 per qind perdorin kanabis, 20-25 per qind opiatet, heroine dhe 10 per qind perdorin kokaine. Ekstazia eshte tendenca e fundit. Ne tregtojme substance medikamentoze, legale qe ne kushte rrethanore, me nje laborator te thjeshte perftohet amfetamina dhe ekstazi dhe ketu duhet te perqendrohemi" ka pohuar gjate fjales se saj ministria e Shendetesise Anila Godo. Nga ana tjeter, zonja Liri Berisha, presidente e shoqates Femijet Shqiptare, pjesemarrese ne kete takim, e cilesoi perdorimin e droges nga te rinjte, si nje prej fenomeneve me shqetesuese te shoqerise shqiptare. Per parandalimin e tij si dhe per t'iu dhene ndihme personave, qe kane krijuar vartesi nga drogat, Ministria e Shendetesise, ka parashikuar ngritjen e nje qendre rezidenciale.
Te dhena
40 mije perdorues te droges numerohen ne vendin tone
15 vjec eshte mosha me e vogel e fillimit te droges
15 shtreter ka qendra e toksikologjise per trajtim
65% e te droguarve perdorin kanabis
25 % e te droguarve perdorin heroine
10 % e te droguarve perdorin kokaine
Te rinjte preferojne ekstazi
Pervec perdorimit te drogave, gjate viteve te fundit eshte vene re edhe nje tjeter fenomen, ai i perdorimit te lendeve ekstazi, te cilet prodhohen apo gjenden lehtesisht. Ky fakt eshte pohuar edhe nga vete kreu i shendetesise shqiptare, qe ka kerkuar ndalimin e ketij fenomeni. Vezhgimet dhe studimet e fundit konstatojne nje rritje te preferencave per substanca sintetike, te tipit te ekstazi,metamfetamine. "Ketu duhet theksuar rritja e vemendjes sone lidhur me prekursoret e ketyre substancave, te cilat jane substanca medikamentoze legale, jo veshtiresish te disponushme ne tregun tone farmaceutik dhe qe ne kushte edhe te nje teknologjie laboratorike primitive artizanale, modifikohen per perftimin e substancave ne fjale" - tha ministrja Godo.