E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau gruan per xhelozi , "arrest me burg" per 39-vjecarin

Tirane- Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg" per 39-vjecarin Shpetim Zhllima, i akuzuar per "vrasje me dashje" te gruas se tij. Perpara gjykates Zhllima ka pranuar krimin, ndersa eshte munduar te justifikoje veprimin e bere, duke deklaruar qe ka qene nen efektin e alkoolit. Avokati mbrojtes i te pandehurit, ka kerkuar caktimin e nje mase me te bute per klientin e tij. Ndersa nga ana tjeter prokuroi i ka kerkuar gjykates masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e caktuar edhe nga gjykata. Ngjarja per te cilen akuzohet 40 vjecari ka ndodhur tre dite me pare, ne vendin e quajtur NISH Tulla nr.3, kur shtetasi Shpetim Zhllima, 39 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, ka vrare me thike bashkeshorten e tij, Nafije Zhllima 36 vjec, pas nje konflikti ne familje. Sipas burimeve nga prokuroria dyshohet se viktima kishte gjetur pune, fakt te cilin e ka mohuar bashkeshorti i saj xheloz. Burri 39- vjecar, ka qene ne gjendje te dehur ne momentin qe ka qelluar pese here me thike gruan e tij. Sipas burimeve ai sapo ishte kthyer nga shtepia e te vellait, ku kishte qendruar per pak kohe, pasi ishte kthyer nga puna. Ne gjendje te dehur burri goditi bashkeshorten e tij, pese here me radhe ne trup. Me pas, ai ka goditur qelloj edhe dy here veten ne bark, duke marre dy plage te renda. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj atij akuzen e "vrasjes me dashje".

Krimi

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i dyshuari si autor Shpetim Zhllima, ka qene ne gjendje te dehur ndersa vuante edhe nga semundje psikike, duke e akuzuar shpesh here bashkeshorten se pas saj rendnin burra. Nisja e punes nga Nafija, ka qene edhe shkaku i debatit mes tyre, qe perfundoi me nje krim te rende ne familje. Viktima edhe pse dhunohej psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkeshorti ne menyre te vazhdueshme, nuk kishte kryer asnjehere denoncim apo te kishte kerkuar mbrojtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›