E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kumbaro shoqeroi Loshajn

R.Caushaj

Tirane- Emri i biznesmenit te zhdukur Remzi Hoxha, eshte permendur nga Armando Loshaj, ne procesverbalin e pyetjeve te pergatitur nga i pandehuri Ilir Kumbaro, gjate shoqerimit te tij ne bazen e SHIK-ut. Kete fakt e ka bere te ditur dje ish-inspektori i SHIK-ut Anibal Basha, i thirrur ne cilesine e deshmitarit te akuzes per procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve, te akuzuar per rrembimin e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Ne procesin e djeshem gjyqesor deshmoi edhe Alfred Duka, ish-kreu i SHIK-ut Sarande. Ata jane pyetur dje rreth nje ore para gjykates. Anibal Basha i beri te ditur gjykates se kishte dijeni vetem per shoqerimin e Armando Loshaj ne bazen e SHIK-ut. Basha ka bere me dije se kishte qene se bashku me kolegun e tij Skender Shahu, kur ishtin shkembyer te shkallet, me shefin e tyre Ilir Kumbaron. Ai iu kishte thene se nuk duhet te largoheshin, por duhet te asistonin ne marrjen ne pyetje te nje te shoqeruari, Armando Loshaj. Sipas Bashes pyetjet, ia kishte bere vete shefi i tij Iliri ( i pandehuri Ilir Kumbaro), ndersa ata duhet ta lajmeronin kur te mbaronte. "Une kam lexuar dhe procesverbalin, ne te cilin ishin shenimet e te shoqeruarit, ku permendej emri i Remzi Hoxhes, por qe nuk e di per cfare behej fjale. Armando Loshaj ishte shoqeruar pasi dyshohej si nje agjent spiun", ka mbyllur deshmine e tij deshmitari. Deshmitari tjeter ishte Alfred Duka. Ne vitin 1995 ai ka qene drejtuesi i SHIK-ut ne Sarande. Sipas tij ai eshte njohur shume rastesisht me Ziso Kristopulin, pasi ka dale nga nje kioske, e cila ishte e tij. I pyetur nga prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, nese kishte qene ne dijeni te rrembimit te Kristopulit, Duka e ka mohuar kete fakt. Gjithashtu ai ka mohuar te kete njohur Avdyl Loshaj dhe Armando Loshaj. Me tej prokurori e ka pyetur Duken, per Armando Ditermensen. Deshmitari ka sqaruar se e njihte kete person dhe se ishte nje gazetar austriak. Sipas tij ne vjeshten e vitit 1995 disa persona kishin hapur fjale se, ai iu kishte marre 20 marka dhe se iu kishte premtuar se do iu sillte nje laborator fotografik. "Nga informacionet mesova se gazetari levizte me fugonin e policise, apo hynte shume kollaj ne Komisariatin e Policise se qytetit. E kam thirrur ne zyre nepermjet nje oficeri, duke qene se nuk dinte asnje fjale shqip, kam marre 2 inspektore dhe nje perkthyese, e cila ishte nje mesuese anglishteje. I kerkova qe te me prezantohej se kush ishte. Ai me eshte pergjigjur se ishte nje gazetar austriak dhe se kishte qene 2-3 vjet si gazetar ne Bosnje. Pa i thene gje, zbertheu kemishen dhe me tregoi plaget, te cilat tregonin qe ishin shenja te nje plagosjeje. Me tregoi dokumentet e gazetarit. E kam provokuar, por ai ka qene gjakftohte dhe nuk i levizte qerpiku. Kur e kam pyetur pse i frekuentonte ambientet e policise, ai me eshte pergjigjur se eshte afer me punen qe ai bente dhe se ishte nje gazetar policor", ka treguar deshmitari Duka. Me tej ai i ka bere te ditur gjykates se, nje person me emrin Luan, i kishte thene qe gazetari e kishte mashtruar dhe nuk ia kishte sjelle as laboratorin.

Rrembimi i Remzi Hoxha

Remzi Hoxha eshte rrembyer mesditen e dates 21-tetor te vitit 1995, ne afersi te firmes se tij, te quajtur "Albatros" e cila prodhonte konstruksione duralumini. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nje nga automjetet e perdorura ne ngjarjen e rrembimit ka qene me targa TR 2449 C, makine e cila i takonte institucionit te SHIK-ut. Nga hetimet ka rezultuar se Avni Koldashi, ne vitin 1995 shef ne bazen nr.10 te vezhgimit, dyshohet se ka marre pjese ne kete operacion, i cili me pas e ka dorezuar tregtarin tek nje grup oficeresh operative, ku nder me kryesoret kane qene Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini, kryetar dege dhe zevendes drejtor ne Drejtorine e SHIK-ut ne Tirane. Qe prej asaj dite nuk dihet asgje per shqiptaro-maqedonasin Remzi Hoxha, ndersa hidhen dyshime qe ai te jete varrosur ne Vajin te Lezhes, vend ne te cilen edhe u shoqerua pas marrjes se tij nga firma.

Te pandehurit

Arben Sefgjini

Ilir Kombaro

Avni Koldashi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›