E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Gjermania i dënuari me 25 vite burg

Ekstradimi i shtetasit Leonard Luigj Bracaj, 35-vjeç, banues në fshatin Gashaj, rrethi Malësi e Madhe, u bë pasditen e shkuar.

Gjykata e Apelit në Shkodër, e ka dënuar këtë shtetas me 25 vite burgim për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Vendimi është marrë më 27.06.2001. 

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Leonard Luigj Bracaj, do i vihen në dispozicion, për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2011-11-23 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›