Pas deklaratave të Pangos, zbulohet Edi Rama si skenarist i “Fiks Fare”
Edi Rama, qëkur ka hyrë në politikë, pos dështimeve të tij si piktor e si basketbollist, njihet më tepër si dhunuesi fizik e verbal i grave. Atë që deri dje, pra dhunën fizike ndaj grave, ngatërruar edhe me shijet e tij për ngjyrat ylberiste, që vetë e ka konsideruar si “vlerë”, tashmë, në prag të zgjerimit gjeografik të rrjetit të zgjedhësve që ai mendon t’u marrë votën, e ka të qartë se kjo “vlerë” mund t’i shndërrrohet në “antivlerë”. Dhe për të amortizuar këtë perceptim negativ të zgjedhësve, Edi Rama, po rreket të “krijojë” një “shëmbëlltyrë”, por që sigurisht nuk i ngjan aspak atij. Rasti i skandalit të pretenduar pdf search engine seksual të Ylli Pangos, nga vetë ish-Minsitri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është kosnideruar si krijesë e ideuar nga vetë Edi Rama dhe e realizuar nga emsioni televiziv “Fiks Fare”. Sipas pohimeve të Ylli Pangos, mësohet se tashmë, është e qartë se gjithë ajo telenovelë me atë për protagonist, është skenar i Edi Ramës, në rastin më të mirë për të zhvendosur perceptimet negative për sjellje prej maniaku e perverse, nga ai te Ylli Pango, dhe në rastin më të keq, për të pasur edhe një “tjetër” precedent, nga kampi i djathtë, i ngjashëm me atë vetë. Me këtë ai, Edi Rama, sqaron Ylli Pango, tenton që në përdorimin e mundshëm të “antivlerave” të Edi Ramës, ai vetë, Edi Rama, të drejtojë gishtin nga kampi tjetër, me tendecnë ëpr ëpergjithësimin e kësja “antivlere”, duke pretenduar “se edhe ju, nuk jeni më mirë”. Për Ylli Pangon, kjo ide, e skenar i Edi Ramës, do të ishte një hiç, në qoftë se emsioni televiziv “Fiks fare”, nuk do të merrte përsipër realizimin e manipulimit. Në vazhdim të këtij argumenti, Ylli Pango shpjegon se dështimi me femrën e parë, nuk u pranua nga “Fiks fare”, e cila zgjodhi për realizimin e skenarit të Edi Ramës, një femër tjetër, e cila kurrsesi vetëm punësimin e mundshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk kishte si pjesë të qëllimeve të saj. E ndërsa, u bë e pamunduara për të mundësuar që në mënyrën më të përdhunshme, një femër, me një kamer të fshehtë, duke shkelur në mënyrën më flagrante, privacinë, apo të drejtat e njeriut, u fut në shtëpinë e ish-Minsitrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për Ylli Pangon, skenari i përlyerjes pastaj ishte më i lehtë, duke montuar e stërmontuar skena e biseda, bashkë edhe me ngatërresat e qëllimshme të femrave të skenarit. Edi Rama duket se tashmë s’ka më besim tek askush, prandaj edhe po shndërrohet vetë në skenarist të këtyre goditjeve mediatike, por duket se në rastin e fundit, karriera e tij si skenarist i “Fiks Fare”, nuk ka qenë shumë e suksesshme e gjasat janë që ai ta kuptojë se s’ia thotë fort për realizimin e “goditjeve perfekte”.
...