E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë: Shkalla e papunësisë tregon që ekonomia është drejt ''shërimit''

UASHINGTON- Shifrat e punësimit, me krijimin e 227 000 vende pune në muajin shkurt, tregojnë se ekonomia është drejt shërimit pas krizës, konfirmoi sot një këshilltar i presidentit amerikan, Barack Obama.

SHBA ka regjistruar në muajin shkurt punësime masive, por kjo nuk ka mjaftuar për të ulur papunësinë, që ka mbetur në nivelin më të ulët që prej tre vjetësh, me 8,3 për qind, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot në Uashington.

''Shifrat e punësimit sjellin një shenjë të re që ekonomia është gjithmonë në rrugën e shërimit pas krizës më të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madhe'', deklaroi në një komunikatë Alan Krueger, presidenti i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›