E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza opozita Qeveria pergjegjese

Opozita e Bashkuar ka bere pergjegjese qeverine per mos zgjidhjen e krizes politike ne vend nje fakt ky qe perforcohet me tej sipas zedhenesit Prec Zogaj edhe nga refuzimet e njepasnjeshme te kryeministrit kundrejt ofertave te hedhura ne tryeze nga koalicioni opozitar.

Opozita e Bashkuar vendosi te hidhte nje hap tjeter per te zgjidhur krizen duke hequr dore nga fletet e votimit. Hetimi parlamentar qe kerkon tani opozita do te fokusohet tek materialet zgjedhore dhe tek problemet e tjera zgjedhore te listuara ne raportin e OSBE/ODHIR-it u shpreh Zogaj.

Duke bere pergjegjese qeverine per refuzimin e statusit te vendit kandidat per Bashkimin Europian Zogaj theksoi se protestat e opozites do te kene kryfjale serish transparencen por edhe deshtimet e njepasnjeshme te kabinetit aktual qeverises.

Kemi vendosur qe ti drejtohemi serish qytetareve qe te derdhen ne sheshet e bulevardet e protestave per te manifestuar per te manifestuar dinjitetin e tyre njerezor dhe demokratik dhe per te mbeshtetur kerkesen e opozites. Kryefjala e protestave te reja do te jete serish transparenca si nje problem jetik i demokracise por do ti bashkangjitet edhe integrimi si nje aspirate e mbeshtetur nga mbi 96 perqind e shqiptareve tha zoti Zogaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›