E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nderon ushtaret britanike

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka marre pjese ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore.

Ne kete ceremoni te pervitshme te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin te pranishem edhe Ambasadorja britanike Fiona Mekiluam Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Drejtesise Bujar Nishani Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Maksim Malaj perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.

Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarakeve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›