E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli ne pranga i shumekerkuari

Pas disa aksionesh me radhe RENEA ka mundur te arrestoje ne Koplik nje prej me te kerkuareve te Malesise se Madhe. Ahmet Bajramaj 66 vjec u prangos gjate nje operacioni special te RENEA-s te koduar Tuneli.

Bajramaj ka vrare per arsye gjakmarrjeje 14 vjet me pare Zenel Hotin dhe Gjykata e Shkodres e ka denuar ate me 25 vjet burg.

Bajramaj i eshte fshehur policise per vite me rradhe duke ndertuar tunele ne banesat ku jetonte dhe duke u larguar nga ato ne rast te ndonje operacioni. Kete radhe policia i ka bllokuar tunelin dales.

Per kapjen e shtetasit Ahmet Bajramaj nga ana e strukturave te policise jane organizuar edhe operacione te tjera me pare ku ky shtetas ka arritur ti shmanget kapjes duke iu kunderpergjigjur forcave te policise me arme zjarri si dhe duke u fshehur ne disa tunele me dalje te ndryshme te cilat ishin ndertuar prej tij per ti shpetuar operacioneve policore deklaroi ne nje konference per shtyp zedhenesja e Policise se Shtetit Klejda Plangarica.

Ne banesen e te kerkuarit u gjeten 4 automatik kallashnikov me dhe 500 fisheke automatiku 2 pistoleta me 80 fisheke pistolete 1 cifte 1 pale dylbi snajperi 1 silencator si edhe nje paruke me floke te zeza per tu maskuar. I arrestuari do ti shtohet edhe akuza e armembajtjes pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›