PS- LSI-se Kthejini banoreve tokat qe ua mori Rrahmani i Shkelzenit
TIRAN- Pas akuzave te LSI-se se gjuha e opozites per protesta eshte e dhunshme ja reaguar PS-ja.
Megi Ajtyresa anetare e Asamblese Kombetare te PS ka theksuar se Kurre askush ska bere thirrje per dhune ne emer te socialisteve. Duke iu pergjigjur deklarates se sekteratit te pergjithshem te LSI-se Luan Rama ajo I ka quajtur te kota akuzat.
Luani qe mjaullin ne emer te Saliut sdi cfare thote po ben cfare i thone Keta deshtake qe e lane Shqiperine jashte dyerve te BE duhet te largohen nga qeveria jo ti japin leksione opozites. Neqoftese i shqeteson solidariteti i opozites me banoret e Orikumit le tua kthejne mbrapsht atyre tokat qe ua ka marre Rrahmani i Shkelzenit per llogari te oborrit te Saliut- tha ajo.
Me heret Luan Rama tha se se gjuha qe po perdor Partia Socialiste eshte e dhunshme duke theksuar se kjo gjuhe nuk eshte e perdorshme per socialistet e vertete.
Socialistet e vertete te distancohen nga thirrjet per dhune-tha ai duke i bere thirrje opozites te bashkepunoje per reformat ne zhvillimin e vendit.