Kriza, pas Australisë dhe SHBA, grekët kthejnë sytë nga Turqia
ATHINE-Nuk është i pakët numri i qytetarëve grekë, të cilët kriza i ka detyruar të vihen në kërkim të një pune në Turqi, veçanërisht në Stamboll.
Sipas gazetës "Proto Thema", papunësia, pasiguria e vazhdimësisë së punës si dhe shkurtimet dramatike në të ardhurat e tyre, ka bërë që kryesisht persona nga familjet që u larguan nga Konstandinopoja gjatë dëbimeve të vitit 1964, të kërkojnë mënyra për t'u kthyer sërish aty.
Dhjetra klube greke dhe gazeta greqishtfolëse në Turqi, marrin telefonata dhe letra nga qytetarët grekë, të cilët duan të dinë nëse ka mundësi punësimi.
Ky fakt konfirmohet madje edhe nga vetë Patriarku Ekumenik Bartolomeu, i cili i tha për "Hurriyet" se "për shkak të krizës ekonomike që mbizotëron sot në Greqi, disa familje që në të shkuarën e kishin lënë Turqinë, tani janë të interesuar të kthehen. Ne marrim letra ku na kërkojnë t’iu gjejmë punë dhe shtëpi ... ", shprehet Patriarku.
Gazeta citon letrën e një gruaje të papunë, e cila thotë ndër të tjera: "Kam një vit e papunë dhe jetoj me pensionin e nënës sime, kështu që mendova për të emigruar ... Në Greqi, nuk kam diçka timen, as familje, as shtëpi, asgjë. Mund të na jepni informacion rreth mundësive që ka atje për shtëpi dhe punë?"
Prirja për t'u kthyer në Turqi, pritet të intensifikohet në muajt e ardhshëm po të kemi parasysh që tani do fillojnë të zbatohen masat shtrënguese ekonomike dhe marrëveshja e Brukselit për borxhin grek, efektet e të cilave do të vazhdojnë për të paktën edhe 10 vjet.
Turqia nuk është i vetmi vend nga grekët kanë kthyer sytë për t’u larguar. Sipas burimeve zyrtare rreth 12 000 shtetas grekë shprehën dëshirën për t’u larguar në Australi, pavarësisht se jo të gjitha kërkesat do të plotësohen. 53 000 qytetarë grekë kanë aplikuar për kartën e gjelbër në SHBA, ndërsa rreth 35 000 të tjerë kanë plotësuar programin evropian të punësimit.
(d.b/BalkanWeb)