E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Gërdeci’, shtyhet leximi i pretencës, mungoi avokati i Delijorgjit

TIRANË- Ka nisur dhe ka përfunduar shumë shpejt seanca e sotme gjyqësore për cështjen ‘Gërdeci’, ku pritej të vijohej leximi i pretencës për 29 të pandehurit.

Në nisje të seancës u konfirmua se avokati i të pandehurit Mihal Delijorgji nuk mund të ndiqte seancën e sotme për shkak të një cështje tjetër ku ishte i ngarkuar. Për këtë arsye trupi gjykues vendosi të shtyjë për nesër ora 10:00, (e martë) seancën ku pritet të jepet pretenca ndaj të pandehurve, duke shënuar kështu shtyrjen për të pestën herë të dhënies së pretencës. 

Prokurorët nisën ne fillim te Tetorit leximin e pretencës ndaj 29 te akuzuarve për tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008, duke zbardhur fakte tronditëse të cilat shkaktuan dhe shpërthimin e tmerrshëm që i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën dhe qindra godina u dëmtuan.

Leximi i pretencës do vijonte dhe në seancat e ardhshme për shkak të dosjes voluminoze që posedon prokuroria. Kanë mbetur edhe 150 faqe pa lexuar nga materiali voluminoz prej 500 faqesh paraqitur nga organi i akuzës.
Dhënia e pretencës ka mëse 3 javë që po shtyhet për mungesë të avokatëve dhe për mungesë të të akuzuarve në seanca.

Shtyrja e procesit shihet si e qëllimshme nga ana e familjareve të viktimave.

Për tragjedine e rende te Gërdecit te akuzuar jane 29 persona por asnje prej tyre nuk do degjoje masen e denimit te percaktuar nga organi i akuzes brenda kafazit te hekurt. Kater te akuzuarit kryesore mbi te cilet rendone akuza e vrasjes ne rrethana cilesuese Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari gjykohen ne gjendje te lire per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit. Mes te akuzuarve eshte dhe ish-shefi i shtabit te pergjithshem Luan Hoxha se bashku me 5 ish -funksionare te larte te shtabit. Mes te akuzuarve jane dhe ish zyrtare te ministrise se mbrojtjes. Ndaj tyre rendojne akuza te ndryshme si shperdorim detyre fallsifikim dokumentash etj

Dosja ‘Gerdeci’ është regjistruar në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009 dhe deri sot janë zhvilluar mbi 150 seanca gjyqësore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›