E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza pas Irlandes drejtohet ne jug te kontinentit

Financa

Kriza e borxhit qe ka kapitulluar deri me tani dy vende nga Eurozona Irlanden dhe Greqine duket se ka marre udhen serish per ne jug te kontinentit ne kerkim te viktimes se radhes. Pas Irlandes e cila ka pranuar paketen e ndihmes financiare dhe do te mbaje zgjedhjet e ardhshme shume shpejt lideret e Portugalise Spanjes dhe ata te Bashkimit Europian kane deklaruar zyrtarisht se jane shume larg realitetit te Greqise dhe Irlandes. Kryeministri portugez deklaroi se vendi i tij nuk ka nevoje per ndihme financiare dhe se mund ti zgjidhe i vetem problemet tij permes masave ekstreme te reduktimeve te shpenzimeve publike. Por tregjet financiare jane te shqetesuar shume per deficitin e larte buxhetor dhe kur fillon shqetesimi i tregjeve financiare zakonisht si ne rastet e siperpermendura kriza eshte ne prag. Te njejten deklarate ka bere edhe Ministria spanjolle e Financave duke shmangur cdo lloj mundesie per nje ndihme te FMN-se ose te Bashkimit Europian. Edhe komisioneri i Bashkimit Europian per ekonomine deklaroi se rastet e Irlandes dhe ato te Spanjes dhe te Portugalise ishin te ndryshem dhe se nuk ishte rasti qe tregjet te frikesoheshin per Spanjen dhe Portugaline pasi situata ne keto vende do te permiresohej vetem fale reduktimit te shpenzimeve dhe rritjes se taksave nga qeverite perkatese.

Irlanda nderkohe pas vendimit per te pranuar paketen e ndihmes pritet qe ne presionin e opozites te mbaje ne fillim te vitit te ardhshem zgjedhje te parakohshme ne shenje kundershtimi per menyren se si qeveria e menaxhoi situaten financiare te vendit. Irlanda ndryshe nga Greqia e refuzoi deri ne fund ndihmen por duket se nuk mund ti bente dot balle presionit te forte nga FMN dhe Bashkimi Europian qe kredise i kane bashkengjitur edhe kushte shtrenguese per irlandezin e thjeshte qe duhet ti thote lamtumire per disa kohe diteve kur ishte nje vend i begate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›