Kriza pas Lajcakut edhe Ashton ne Tirane
Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian Catherine Ashton deklaron se shpejti do te vizitoje Tiranen. Gjate kesaj vizite pritet te takohet me kreret me te larte te vendit me drejtuesit e mazhorances dhe opozites per te diskutuar krizen politike qe ka perfshire vendin tone. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesja e Komisionit Evropian sipas te ciles Ashton do te vizitoje Shqiperine menjehere pas kthimit te saj nga misioni ne Tunizi qe parashikohet per javen tjeter. Komisioni Evropian ka perseritur shqetesimin e saj per aktet e dhunes ne Shqiperi dhe u ka bere thirrje te gjitha paleve per te nisur dialogun per gjetjen e nje zgjidhje per te dale nga kriza. Bashkimi Evropian eshte i shqetesuar qe misioni ndermjetesues i tij permes te derguarit Mirosllav Lajcak duket se nuk po jep ende rezultatet e duhura ne Shqiperi. Kete e tregoi edhe seanca e fundit ne Parlamentin shqiptar e cila perfundoi me sharje dhe grushte si dhe bllokimi i pergatitjeve per zgjedhjet lokale te parashikuara per 8 maj. Nisur nga kjo situate zedhenesja e komisionerit evropian Natasha Batler do te mberrije sot ne Tirane.
Puna dhe diskutimet ne parlament duhet te jene ne harmoni me aspiratat evropiane te popullit shqiptar. Eumlshte pergjegjesia e autoriteteve politike shqiptare qe te vendosin nje dialog demokratik mes tyre ne menyre urgjente - tha Natasha Butler zedhenese e komisionerit Stefan Fule.
Per sa u perket pergatitjeve per zgjedhjet lokale te 8 majit dhe kerkeses se opozites per zgjedhje te parakohshme Butler u shpreh Nuk kam koment te vecante per zgjedhjen qe ben njera apo tjetra pale. Ajo qe kerkohet tani eshte dialogu konstruktiv mes qeverise dhe opozites. Gjerat jane bere shume te qarta ne letren e komisionerit Fule. Pra duhet plotesuar kuadri ligjor per zgjedhjet. Sic e dini ne zgjedhjet e 2009-s Shqiperia nuk i plotesoi disa kritere nderkombetare dhe OSBE/ODIHR-i ka dhene rekomandime te vecanta per kete qellim. Ne presim te zbatohen keto rekomandime te OSBE/ODIHR-it - vijon Buttler. Zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte theksuar ne vazhdimesi nga BE-ja dhe plotesimi i standardeve evropiane ne zgjedhjet e 8 majit ritheksohet serish pasi Shqiperia eshte vend ne rrugen e integrimit evropian dhe kuadri elektoral duhet tu pergjigjet normave te Bashkimit Evropian.