PD padi penale Ina Rames Po shkaterron hetimin
Partia Demokratike lajmeroi dje se do te beje padi penale ndaj kryeprokurores Ina Rama pasi po nxjerr ne pazar dosjet e hetimit. Demokratet e akuzojne ate per shkaterrim te procesit te hetimit. PD-ja e akuzoi znj. Rama per nxjerrje te sekretit hetimor per pucin duke paralajmeruar se do te ngreje edhe nje padi penale ndaj kryeprokurores. Deputeti demokrat Aldo Bumci duke iu referuar porosise se qeverise amerikane e artikuluar ne Tirane dy dite me pare nga zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman dhe Bashkimit Evropian per nje hetim te pavarur te gjithanshem dhe transparent akuzoi kryeprokuroren Ina Rama se e ka shnderruar prokurorine ne nje repart te Partise Socialiste. Bumci e solli kete argument pas marrjes ne pyetje te deputeteve socialiste Paulin Sterkaj Tome Doshi e Besnik Bare. Ne kete kontekst deputeti Bumci tha se zonja Rama po boton ne shtypin e opozites deshmi dhe dokumente duke faktuar sikunder tha ai se vazhdon rolin qe ka marre persiper ne skenarin per permbysjen me dhune te mazhorances legjitime te Shqiperise. Ne disponojme fakte te pakundershtueshme se shoqja e ngjarjes se bulevardit dhe prokurore qe hetojne ceshtjen jane ne kontakt te vazhdueshem me organizatoret e ketij akti - tha Bumci. Sipas tij mazhoranca po e ndjek me shqetesim shume te madh vazhdimin e skenarit te pucit fytyren e shemtuar te te cilit sipas mazhorances qytetaret e pane pardje ne Kuvend dhe e shohin perdite edhe ne mediat qe mbrojne opoziten. Bumci beri te ditur se dokumentet e dosjeve te botuara deshmojne se kryeprokurorja nuk ndalet ne rolin qe ka marre persiper.