E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfaqesues diplomatike ne Tirane negociojne per krizen

Delegacioni i Komisionit Europian ne Tirane ka organizuar te dielen ne mesdite nje tryeze konsultimi me ambasadore dhe perfaqesues te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Shqiperi. Qellimi ka qene diskutimi mbi situaten e tensionuar ne Shqiperi gjate dhe pas demonstrates se dites se premte dhe gjetja e nje zgjidhjeje kompromisi per te evituar pershkallezimin e dhunes dhe konfliktit ne vend.

Fillimi i bisedimeve dhe gjetje e nje zgjidhje kompromisi

Pas konsultes qe eshte zhvilluar me dyer te mbyllura nje delegacion i diplomateve evropiane ku perfshihen dhe ambasadori amerikan dhe shefi i perfaqesise se OSBE-se ka zhvilluar te dielen pasdite nje takim me kryeministrin Sali Berisha. Diplomatet nuk bene komente pas takimeve por pritet qete zhvillojne kontakte dhe me aktore te tjere te politikes. Kjo eshte nje perpjekje e unifikuar e nderkombetareve per te percjelle ato mesazhe qe jane artikuluar gjate kesaj fundjave te evitohet dhuna dhe gjuha konfliktuale te fillojne bisedimet dhe te gjehet nje zgjidhje kompromisi.

Ne nje komunikate te shkurter pas takimit selia e qeverise njoftoi se kryeministri i ka njohur diplomatet perendimore me hollesi per te gjitha zhvillimet e fundit. Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadoret per vendosmerine e qeverise shqiptare per mbrojtjen e Kushtetutes te shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike ne vend thuhej ne komunikate.

Thirrje per ctensionim te situates kane bere te dielen pasdite dhe nje grup shoqatash te njohura joqeveritare shqiptare. Ne i bejme thirrje kryetarit te qeverise dhe kryetarit te opozites qe te ulen urgjentisht ne nje tryeze nga e cila duhet te dalin me zgjidhje konkrete te situates. Ne besojme se eshte koha per nje dialog serioz per gjetjen e nje konsensusi te ri politik per Shqiperine thuhej mes te tjerave ne apel. Aktivistet e shoqerise civile kerkuan hetim te shpejte dhe profesional te vrasjes se tre civileve te paarmatosur si dhe per dhunen e tepruar te ushtruar nga ana e forcave te policise dhe gardes ne drejtim te demonstruesve.

Urdherarresti - i kundraligjshem

Nje urdher arresti leshuar paraditen e se shtunes nga Prokuroria per gjashte efektiva te Gardes se Republikes qe do te hetohen per vrasjen e tre demonstruesve dhe plagosjen e disa te tjereve ende nuk eshte zbatuar nga policia. Dy deputete te mazhorances kane kritikuar te dielen prokurorine per urdher arrestin duke e quajtur ate si te kundraligjshem. Sipas Mesila Dodes dhe Eduard Halimit deputete nga PD demonstrata e 21 dhjetorit ishte nje grusht shteti dhe punonjesit e gardes ishin heronj te institucioneve. Por opozita po kembengul se policia e shtetit duhet te zbatoje vendimin e prokurorise per arrestimin e gardisteve. Ajo i fajeson ata direkt per vrasjen me arme zjarri tetre demonstruesve dhe plagosjen e disa te tjereve.

Diten e merkure mazhoranca ka paralajmeruar zhvillimin e nje metingu paqesor kunder dhunes ne Tirane. Dy dite me pas me 28 janar opozita ka planifikuar qe te zhvilloje nje demonstratn antiqeveritare te radhes ne bulevardin qendror te kryeqytetit.

Kete te premte nga perplasjet mes policise dhe demonstruesve mbeten te vrare tre demostrues. Nje anetar i forcave te rendit dhe nje demonstrues jane ne gjendje kritike nderkohe qe te plagosur me arme zjarri ose me sende te forta jane dhjetra demonstrues dhe efektiva te rendit.

Autor Arben Muka/Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›