E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Aeroportin e Moskës, dhjetëra të vdekur

Agjencia “Itar-Tass” raporton për të paktën 20 viktima, duke u bazuar në informacionet e para të forcave të sigurisë.

Për dhjetëra të vdekur raportojnë edhe agjencitë “Interfaks” dhe “RIA Novosti”, sipas të cilëve numri mund të arrijë deri në 30 viktima.

Mediat ruse bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në vendin ku tërhiqen bagazhet. Megjithëse nuk thuhet asgjë zyrtarisht, dyshohet se shpërthimi është kryer nga ndonjë kamikaz. (R. Dunga – Start)

                                                                                             2011-01-24 15:59
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›