E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Garda Republikane e Berishës ekzekutoi tre shqiptarë

Duke reaguar mbi seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të zhvilluar mbrëmë anëtarja e Asamblesë Kombëtare Megi Ajtyresa u shpreh se ajo i ngjante seanca të sistemit komunist ku deputetët mblidheshin për të duartrokitur.

“Dëgjuam dje të ashtuquajturin Kryeministër, pikërisht atë që sot konsiderohet nga çdo shqiptar si padrino i ekzekutorëve dhe urdhëruesi i ekzekutimeve, bashkë me hajdutin me bllok në dorë, që flisnin për mbrojtje të institucioneve, kur në fakt po këta zotërinj gjatë ditës së djeshme gjetën kurajën për të sulmuar ashpër, në mënyrë të paprecedentë edhe ato të pakt institucione të mbetura të pavarura nga tutela e Saliut: Prokurorinë e Përgjithshme dhe Shërbimin Informativ”, tha ajo.

Duke komentuar akuzat e kryeministrit mbi vrasjen e tre demonstruesve, Partia Socialiste thekson se me Gardën Republikane si në Tunizi, kreu i qeverisë u mori jetën tre shqiptarëve.

"Për cilin grusht shteti e akuzoni popullin ti o Ben Sali, që me Gardën tënde Republikane, tamam si në Tunizi apo Irak, u more jetën plot 3 shqiptarëve të pafajshëm e plagose sa e sa të tjerë? Ajo cka ndodhi të premten e zezë të 21 Janarit është përgjegjësia e Sali Berishës, e provokimeve të Lulit të tij në Ministrinë e Brendshme, dhe e ekzekutorëve të Gardës Republikane, të cilët akoma sot enden të lirë në rrugët e Tiranës nën Protektoratin e Ben Saliut”, vijoi ajo. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-24 13:28
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›