Tunizi, policia shpërndan turmat me gaz lotsjellës

Protestuesit kishin planifikuar të mblidheshin jashtë zyrave të kryeministrit Mohamed Ghannouchi, të cilit i kërkohet të largohet nga kreu i qeverisë.
Ndërkohë, dy politikanë të afërt me ish-Presidentin Ben Ali janë ndaluar. Ish-këshilltari i Presidentit, Abdelaziz bin Dhia, ish ministri i Punëve të Brendshme, Abdallah Qallal, janë në arrest shtëpie.
Kryeministri Ghannouchi nga ana e tij ka premtuar se do të japë dorëheqje pas zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen brenda gjashtë muajve.
Për ditë të tëra demonstruesit kanë protestuar jashtë zyrave të tij. Mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës shumë demonstrues të ardhur edhe nga zonat rurale kanë filluar të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të kryeministrisë, gjë e cila detyroi policinë të shpërndante turmën me gaz lotsjellës.
/Start/F. Prroni/
2011-01-24 12:23