Kriza politike, ambasadori SHBA-se takon sot Topin
TIRANE- Ambasadori amerikan John Withers do të takojë sot paradite presidentin e Republikës Bamir Topi në përpjekjet për të rivendosjen e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës.
Takimi pritet të zhvillohet sot paradite në presidencë në orën 10.00. Ambasadori i SHB-së është angazhuar personalisht për të ndërmjetësuar vendosjen dialogut.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot duke iu referuar burimeve konfidenciale nga ambasada amerikane në Tiranë se pak ditë më parë, Withers ka pritur në zyrën e tij zv/kryeministrin Ilir Meta, njëherësh shefin e diplomacisë shqiptare, si dhe ka zhvilluar një takim informal në zyrën e tij edhe me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi garantoi dje vullnetin e tij për të ndërmjetësuar vendosjen e dialogut mes qeverisë dhe opozitës. Por, ai theksoi se kreu i shtetit nuk ka forcë ligjore për të zgjidhur krizën politike. Sipas tij, kjo detyrë iu takon partive politike.