E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike, Rama tek Topi. Kreu i PS: Kompromisi në tavolinë

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka trokitur ne mesdite, ne zyren e Presidetit te Republikes Bamir Topi. Ky takim që zgjati rreth një orë, sipas perfaqesuesve zyrtare te presidences eshte kerkuar nga vetë kryesocialisti Rama. Tejet i kursyer ka qenë njoftimi zyrtar i Presidences për këtë takim. Aty thuhet se “situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”.

Ndërsa detajet po tentohet të mbahen sekret nga të dyja palët, Rama shmangu çdo deklaratë pas takimit me presidentin Topi, i cili pas darkës së Strasburgut mes dy liderëve politikë dhe përfaqësuesve europianë, u duk se doli krejtësisht nga skema e negociatave për zgjidhjen e krizës.

Edhe në daljen publike pak minuta më vonë kreu i selisë rozë u përqendrua kryesisht në vlerësimin e qëndrimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidhers për qeverisjen. Megjithatë Rama nuk mungoi të thumbonte sërish kryeministrin Berisha.

“Ne jemi gati për zgjidhjen, pala tjetër s’ka pse fshihet pas alibive që tanimë janë rrëzuar dhe as duhet ta vonojë pranimin e zgjidhjes duke u faturuar shqiptarëve pasoja krejt të pamerituara e duke shtuar peshën e krizës në kurriz të interesave të vendit dhe me pasoja të pallogaritshme në rrugën e integrimit evropian” tha Rama.

Takimi Rama – Topi vjen nje dite para mberritjes ne Shqiperi te delegacionit europian ne nivel ekspertesh ligjor per konsultimet lidhur me zgjidhjen e krizes politike. Nje dite me pare kreu socialist Rama ritheksoi se arritja e konsensusit duhet bere brenda dy javeve.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›