E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, ngujohen hartuesit e tezave të provimeve

Rreth ores 10:30 te mengjesit te se martes, hartuesit e tezes se provimit te pare te detyrueshem, atij te gjuhe- letersise jane ngujuar prane ambjenteve te Agjensise se Vleresimit dhe Arritjeve te Nxenesve. Kete vit jane futur fillimisht ne ambjentet e AVE-s vetem hartuesit, pasi ne ditet e mevonshme do te ngujohen dhe specialistet qe do te merren me afishimin e tezave.

Zv/ ministri i Arsimit, Halit Shamata, gjate inspektimit te procesit te ngujimit dha per Alsat edhe disa nga detajet e ketij procesi, i cili eshte nen monitorim edhe nga forcat e policisë. “Janë normuar të gjitha rregullat e komunikimit, por një gjë është e vërtetë, që asnjëri prej tyre nuk do të ketë mjetë telefonike. Për një test janë dy hartues, dy përzgjedhës. Personat janë të vendosur në rregulla sekreti në mënyrë që sekreti të mos ekspozohet” tha Shamata.

Hartuesit, se bashku me specialistet, numri i te cileve pritet te shkoje ne 15, do te qendrojne te ngujuar ne ambientet e AVE-s deri ne mengjesin e se martes ne daten nje qershor pasi tezat te jene shperndare ne te gjitha maturat e shkollave te mesme, ne mbare vendin. E njejta procedure pritet te ndiqet edhe per provimin e matematikes i cili do te mbahet ne daten 15 qershor.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›