E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimtarët nënshkruajnë kontratën e punës

Sindikalistet e Arsimit kane neshkruar kontraten e re kolektive te punes per arsimitaret e sistemit parauniversitar, me ministrine e Arsimit. Kjo kontrate do te zbatohet deri ne fund te vitit 2014 dhe ne te perfshihen disa elemente te rinj. Kreu I Arsimit, Myqerem Tafaj u shpreh se ne baze te kontrates se re, arsimitaret ne prag pensioni , kane detyrime.

“Edhe punonjësit e arsimit që plotësojnë moshën e pensionit pa mbaruar vitin shkollor nuk pensionohen në rast se janë vetëm dy muaj, por pritet të përfundojë viti shkollor” thotë Tafaj.

“Do të rrinë derisa të mbarojnë vitin shkollor që pastaj të dalin në pension. Pedagogët dhe të tjerë kanë kontrata të nivelit të dytë për shkak të autonomisë së universiteteve nuk mund të nënshkruajmë kontratë me Ministrinë e Arsimit për universitetet” thotë Xhafer Dobrusha, kryetar i sindikates se Arsimit ne Shqiperi.

Kontrata e re kolektive, parashikon dhe zbatimin e kodit etik te arsimtareve ne ambientet e shkollave. Zbatimi i kodit etik do te kontrollohet nepermjet nje bordi te vecante i cili do te prese t e gjitha ankesat si nga mesuesit edhe nga nxebesit , duke filluar qe nga veshja e deri tek dhuna verbale qe mund te perdoret , nga te te dyja palet .

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›