Vodhen lokalin dy ne pranga

Permet- Ne fshatin Ballaban u arrestuan ne flagrance dy shtetas per vjedhje me thyerje te nje lokali.Arrestimi i tyre eshte bere pas nje telefonate qe eshte bere ne rajonin e policise.
Personat jane Artur Xhemali i datelindjes 1964 lindur dhe banues ne Memaliaj te rrethit Tepelene i denuar me pare per vjedhje edhe Shefit Jaupi i datelindjes 1986 lindur dhe banues ne fshatin Allkomemaj te rrethit Tepelene.
Autoret kane marre prej andej nje sasi te konsiderueshme stekash me cigare nje aparat ekspresi pije freskuese detergjent larje si dhe 30000 leke.
Pas vjedhjes autoret jane larguar ne drejtim te Kelcyres me automjetin e tyre tip Fiat me targa te huaja BG.
Me pas kapje e tyre eshte bere nga policia e zones e cila kishte ngritur postoblloqe ne aksin rrugor Permet- Kelcyre -Tepelene. Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.
Redaksia Online