E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas presidentit Topi, Steinberg takon Berishën

Pas përfundimit të takimit me presidentin e Republikës, Bamir Topi i cili zgjati 40 min, zevëndëssekretari amerikan i Shtetit, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha.
 

Edhe në këtë takim, diplomati amerikan ka qenë në shoqërinë e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman.

Diplomatët e huaj janë duke ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri që arriti kulmin e saj, pas ngjarjeve të 21 janarit.

Takimet e nënsekretarit amerikan të Shtetit James Steinberg, kanë nisur që në orët e para të ditës me Presidentin Bamir Topi, tashmë me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryeprokuroren Ina Rama, kryetarin socialist Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm dhe zëvëndëskryeministrin Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›