E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza psikologjike e opozitës

05-06-2012 / Gazeta 55

Kryetari në detyrë i opozitës, Edi Rama s’e kundërshtoi dot kandidaturën e mazhorancës për funksionin e presidentit, deklaroi faqe botës se s’është në gjendje të propozojë një kandidaturë të përshtatshme për këtë post dhe po synon të mbështetet tek forma, për të shmangur leximin e dështimit. Ai po kërkon ta nxjerrë procesin si presidentin e vërtetë të vendit, ndërkohë që s’komenton dot kandidaturën e vërtetë publike që mazhoranca ka propozuar në rrugë kushtetuese për kreun e vendit


Opozita shqiptare, po përjeton një krizë psikologjike. Kjo gjendje e saj është meritë e kryetarit të saj. Duke mos mundur të ndajë rëndësinë e presidentit, Edi Rama ngul këmbë te procesi. Por edhe në këtë pikë ai Edi Rama është më i paqartë se kurrë. Ndërsa në emër të procesit u dogj dje edhe raundi i dytë i votimit, megjithëse kanë rënë të gjithë faktorët dakord për procesin,


kur bie puna të shkohet te presidenti si emër, Edi Rama rikthehet te procesi. Kjo paqartësi e nxjerr zbuluar atë. Që do të thotë, që opozita me në krye Edi Ramën, nuk mundet të kundërshtojë kandidaturën e mazhorancës. Ose, të vetme kundërshtime të saj edhe ky i pa argumentuar, të themi në emër të procesit lidhet në se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit duhej zhvilluar jo të hënën por të martën dhe në se raundi i tretë duhet të zhvillohet jo të dielën por të hënën. Mes këtyre të vetme kundërshtime, pse të hënën, por të martën apo edhe pse të dielën, por të hënën, opozita me në krye Edi Ramën njëherazi konfirmon dhe deklaron se edhe megjithëse është rënë dakord për procesin, ajo nuk është në gjendje as të propozojë edhe një kandidaturë të përshtatshme për president, qoftë edhe të paktën për ta formalizuar procesin sipas konceptit të saj. 



E megjithatë, megjithëse flet për “proces”, opozita me në krye Edi Ramën, vetëm pjesë e këtij “procesi” nuk po pranon të bëhet..., duke mos ditur çfarë synon realisht... Ndoshta synon që të nxjerrë një proces që përzgjidhet si president dhe jo një president që i bën nder procesit dhe krejt Kushtetutës në vend.


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›