E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga nje trafikanti, u mori 2400 euro 3 vetave per kalim kufiri

Mallakastër, 14 mars, 12:03, NOA - Policia mallakstriote ka vënë në pranga një shtetas nga Berati, i cili kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetas duke u marrë shumën e 2400 eurove së bashku.

Kapja e tyre në kufi, kur po tentonin ta kalonin në mënyrë të paligjshme, ka bërë të mësohen edhe emrat e personave që i kishin ndihmuar ata.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se në pranga të policisë ka rënë shtetasi Besnik Hoxha, 23-vjeç, lindur e banues në Berat.

Ai ka qenë duke udhëtuar me autobusin e linjës Sarandë-Tiranë dhe po kthehej pas marrjes së eurove që u kishte zhvatur 3 personave të mësipërm mbi ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia ka ndalur fillimisht Fatjon Canin, Ervis Hysin dhe Artjon Hoxhën, të cilët kanë pohuar në polici se kishin paguar nga 800 euro secili te Besnik Hoxha dhe te një tjetër nga Kuçova  për t’i ndihmuar që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin.

Pas marrjes së informacionit, policia ka njoftuar kolegët mallakastriotë të cilët kanë bërë postbllok në vendin e quajtur Qafa e Kashit  ku kanë ndaluar Hoxhën nga Berati.

Tashmë policia po punon për ndalimin e një shtetasi tjetër nga Kuçova.

n.e/NOA 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›