E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Mbajtja pa arsye e disa ministrave në kabinet, problem për PD

Deputeti demokrat Besnik Mustafaj, ka deklaruar se mazhoranca ka reaguar me kohë për tragjedinë e "Gërdecit", por Prokuroria nuk po e zbardh me rimtin e duhur. Nëse sipas tij, para zgjedhjeve funksionarë të lartë politikë, do të gjenden fajtorë, kjo do të thotë kosto për shumicën. Sipas Mustafajt, jo vetëm "Gërdeci", por edhe konsumimi i qeverisë dhe mbajtja pa arsye e shumë ministrave në kabinet, përbëjnë probleme për PD- në, në prag të zgjedhjeve. I gjendur para një tjetër gare zgjedhore, atë për degën e Tiranës, Mustafaj akuzon partine e tij për mungesë transparence e mbledhje forumesh. Sa për daljen publike të Fatos Nanos, deputeti demokrat thotë se bën pjesë në forcën politike, që premtoi ta nxjerrë në pension, zotin Nano, dhe ky i fundit, ishte i paqartë për pozicionin që i takon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›