E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia drejt zgjedhjeve

Nga Dan Bilefsky*
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, deklaroi se ai do te therrese zgjedhjet e parakohshme pasi kryeministri njoftoi se planifikonte te shperndante koalicionin e tij qeverises, c'ka do te thoshte qe qeveria nuk kishte me mbeshtetje. Zgjedhjet mund te ndihmojne qe te percaktohet nese Serbia do te perqafoje Perendimin ose do te kthehet drejt nacionalizmit te ashper. Kryeministri, Vojisllav Koshtunica, i cili akuzoi presidentit se ka braktisur pretendimet e Serbise ndaj Kosoves, deklaroi ne fillim te se shtunes se ai nuk mund te qeverise me ne nje koalicion me partine Demokratike pro-perendimore te z.Tadic.
Tadic e kundershton pavaresine e Kosoves, por argumenton se Serbia duhet te forcoje lidhjet me Bashkimin Evropian dhe SHBA, pa marre parasysh statusin e Kosoves. Tadic leshoi nje deklarate te shtunen ku thoshte se zgjedhjet do te jene "nje rruge demokratike per te kapercyer krizen politike".
Kosova shpalli pavaresine me 17 shkurt, me mbeshtetjen e Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit. Ajo ka qene nen administrimin e OKB-se prej vitit 1999, pasi NATO nderhyri per ti dhene fund represionit te shumices etnike shqiptare. Serbet e konsiderojne kete territor si zemren e shtetit te tyre mesjetar.
Koshtunica deklaroi se do te therriste nje mbledhje te qeverise, te henen, dhe do te propozonte shperndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve te reja ne 11 Maj. Ai pohoi se qeveria do te vazhdoje me nje kapacitet te reduktuar derisa te mbahen zgjedhjet. "Qeveria, e cila nuk ka politika te unifikuara nuk mund te funksionoje", tha Koshtunica. " Nuk ka pasur nje vullnet unik per te deklaruar qarte dhe forte se Serbia mund te vazhdoje rrugen e saj drejt BE-se vetem me Kosoven".
Analistet thone se Koshtunica ka shume te ngjare te perpiqet qe te bashkepunoje me Partine Radikale te Tomisllav Nikolicit, nje nacionalist i ekstremit te djathte, i cili eshte perpjekur te shfrytezoje zemerimin e serbeve ndaj pavaresise se Kosoves duke argumentuar se nje Serbi qe i kane shkeputur Kosoven duhet te hedhe poshte Perendimin dhe te kthehet nga Moska. Partia Radikale ka pjesen me te madhe te vendeve ne Parlamentin serb. Megjithese Koshtunica dhe Nikolic jane perplasur ne te kaluaren, ata kohet e fundit jane afruar me njeri-tjetrin mbi ceshtjen e Kosoves; te dy fshikulluan Perendimin ne demonstratat masive te ketij muaji.
Vezhguesit politike thone se Tadic dhe Partia Demokratike do te perballen me nje sfide duke u perpjekur te grumbullojne mbeshtetje prapa partive pro-perendimore te Serbise. "Keto zgjedhje do te jene vendimtare per te ardhmen e Serbise sepse ato do te percaktojne nese Serbia do te kthehet prapa ne izolimin e viteve te Milloshevicit ose do te zgjedhe nje te ardhme evropiane", thote Zoran Dogramadziev, nje analist serb. Koshtunica, i cili dha kontributin e tij duke drejtuar revolucionin qe permbysi Sllobodan Milloshevicin ne 2000, eshte i vendosur te mos hyje ne histori si udheheqesi qe humbi Kosoven.
(*) Marre nga "The New York Times"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›