E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosovaret, e drejta e tyre per mevetesi"

Kosova dhe populli i saj kane te drejten e tyre per te percaktuar te ardhmen dhe ne kete kontekst, shpallja e pavaresise eshte nje vendim qe vecse duhet te mbeshtetet. Keto deklarata i ka bere dje, ne nje interviste dhene Zerit te Amerikes, numri dy i komisionit per marredhenie me jashte ne Kongresin Amerikan, Dana Rohrabaker. Kongresmeni kembenguli se perkrah te drejten e popujve per vetevendosje dhe se populli i Kosoves kishte plotesisht te drejte te vendose per fatin e tij.
Zevendeskryetar ne komisionin e Dhomes se Perfaqesuesve per Marredheniet me Jashte, sqaroi ne biseden per VOA se populli i Kosoves nuk deshiron te jete pjese e Serbise sepse Serbia e ka shkaterruar kredibilitetin e vet me krimet masive qe kreu para me pak se nje dekade. "Si ne Kosove dhe Bosnjen, ashtu edhe me sulmet e tmerrshme ne Vukovar, Dubrovnik dhe vende te tjera, serbet kryen krime te paimagjinueshme, prandaj nuk merakosem aq shume per ndjeshmerine e tyre", - tha kongresmeni.
Por ndersa perkrahu kosovaret, kongresmeni sqaroi se eshte ne teresi, perkrahes i vetevendosjes se popujve, duke ilustruar me zhvillimet ne vendet ish-sovjetike. "Shtetet e Bashkuara nuk duhet te perdorin standarde te dyfishta kur shtrohet ceshtja e te drejtes se popujve per vetevendosje", vleresoi Rohrabaker. Kjo tha ai eshte edhe arsyeja kryesore pse ruset jane te zemeruar me Shtetet e Bashkuara te cilat njohen pavaresine e Kosoves. Mendoj, tha kongresmeni republikan, se Shtetet e Bashkuara duhet te perkrahin teorine sipas se ciles njerezit permes votes duhet te kene mundesi te vendosin per te ardhmen e tyre dhe kjo duhet te zbatohet ne mbare boten. "Nese per shembull nje pjese e San Diegos ketu ne Shtetet e Bashkuara deshiron te behet pjese e Meksikes, asaj duhet t'i lejohet nje gje e tille", - tha kongresmeni nga Kalifornia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›