Muzeu i lashtë romak po shkon drejt shkatërrimit
01/03/2010 Kërcënimi nga shkarjet e dherave, masivet shumë pranë objektit antik
FIER- Edhe pse u morën masa për largimin e objekteve me vlerë antike në portikun e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, problem sërish mbetet muzeu i lashtë romak i këtij qyteti antik. Shkarja masive e dheut ka përparuar, duke zënë nën vete struktura nga teatri antik zbuluar vite më parë. Edhe pse është premtuar ndërhyrje dhe specialistët ndodhen në terren, drejtori i parkut të Apolonisë, Marin Haxhimihali, pohon se nga dita në ditë sipërfaqja e shembjes po përparon drejt qendrës së teatrit duke e kthyer këtë të fundit në një grumbull rrënojash. Toka është e tejmbushur me ujë, situata sinoptike është tejet e paqëndrueshme, dhe këto kanë bërë që ajo që nuk u arrit 2400 vjet të arrijë një shembje të tillë. “Ka pasur një shembje masive të dherave për shkak të dherave. Shkarjet për fat të keq vazhdojnë. Na vjen shumë keq që këtu është bërë një punë shumë e mirë nga ekspedita shqiptaro-gjermane. “Do të marrim edhe përfundimin nëse kemi të bëjmë me shkarje për shkak të gërmimeve apo të një fatkeqësie natyrore si në të gjithë vendin tonë”,-ka thënë drejtori i Parkut Marin Haxhimihali. Në 2400 vjet ekzistencë teatri shumë pak ka shkarë, por tani është në gjendje shumë të keqe. E rëndësishme është të shpëtojmë ç’të mundemi. Në mars pritet të vijë një ekspert për të mësuar se çfarë mund të bëjmë me këtë teatër dhe qëllimi ynë është që ai të kthehet i vizitueshëm”. Prej ditësh qyteti antik i Apolonisë është kthyer në epiqendër të arkeologëve shqiptarë dhe të huaj dhe medies shqiptare, e cila solli alarmin e shembjes së vlerave antike tonat. Në një kohë kur në portik ndërhyrja ishte e menjëhershme, ndërhyrja në muzeun romak, ende nuk ka asnjë masë për ruajtjen e vlerave që ai mbart për historinë dhe kulturën e vendit tonë.