E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza shefat e diplomacive ne Tirane


Javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në Tiranë shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, në një mision të përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ky mision, thotë “Zëri i Amerikës”, është i koordinuar me Bashkimin Europian. Për këtë arsye, ministrat do të shoqërohen edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

Kryediplomatët e dy vendeve fqinje kanë ndërmend t’i kujtojnë Shqipërisë detyrimet ndaj Brukselit dhe t’i kërkojnë përmbushjen sa më të shpejtë të tyre, pasi në tetor Komisioni Europian do të bëjë raportin e vlerësimeve mbi ecurinë e vendit, si dhe do të paraqesë opinionin e tij mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.

Frattini dhe Lambrinidis pritet të vizitojnë Tiranën në 12 shtator. Ministrat do të kërkojnë të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave që nevojiten në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Së bashku me zotin Sequi, ata pritet të zhvillojnë bisedime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, si dhe me kreun e opozitës Edi Rama.

Ata do të kërkojnë nga palët në Shqipëri angazhim më të madh për plotësimin e rekomandimeve  të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Në datat 8 dhe 9 shtator, Shqipërinë e viziton sakaq edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Joanis Aleksandros Zepos.

Burime pranë kësaj ministrie pohuan se diplomati i lartë grek do të zhvillojë takime me homologun e tij shqiptar Gazmend Turdiu, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe kryeministrin Sali Berisha.

Në axhendën e konsullit Zepos pritet të jenë cështje të interesit të përbashkët, si dhe rruga europiane e rajonit të Ballkanit perëndimor.

Vizita e diplomatit të lartë grek, i cili ka qenë edhe negociatori i një sërë marrëveshjesh dypalëshe, ku më e përfolura ka qenë ajo e përcaktimit të kufirit greko-shqiptar, e njohur ndryshe si marrëveshja e detit, sjell sërish në pah, pikërisht këtë marrëveshje.

Burime tepër konfidenciale në Ministrinë e Jashtme greke i thanë Top Channel se zoti Zepos vjen në Tiranë me synimin e vetëm, mbylljen e kësaj cështjeje.

Greqia vazhdon ta konsiderojë marrëveshjen e detit si të mirë, edhe pse ajo u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese shqiptare dhe u kthye për rinegocim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "Gërdeci", shtyhet sërish seanca
Seanca e radhës ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit u shty per shkak të mungeses se avokatëve, një ndër arsyet më të zakonshme të zvarritjes së këtij procesi. Reforma administrative territoriale, sa më shpejt, aq më mirë
Kujtim Morina - Nevoja e bërjes sa më shpejt e reformës të rindarjes administrative territoriale po diskutohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit dhe shumë përfaqësues të partive politike dhe deputetë janë shprehur në mbështetje të kësaj reforme “Wikileaks", po afron vjeshta
Artan Mullaj - Sot është epshndjellëse të imagjinosh si ndihet Kryeministri i vendit pas publikimeve të “Wikileaks”. Përdora frazën “epshndjellëse”, për të lënë të supozuar një shkallë ekstreme të kureshtjes publike për prapaskenat në politikën shqiptare, por në këtë rast, fraza më e saktë do të ishte “e pamundur” Bare: Dorëheqja, përgjegjësi morale dhe institucionale
Ish-kryetari i Degës së Partisë Socialiste në Tiranë, Besnik Bare deklaron dha vendimin për dorëheqje si një përgjegjësi morale dhe institucionale. Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin.


Lajmet kryesore

Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha: Lufta ndaj fenomenit, më e veshtira
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›