E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi rrezohet avioni me sportiste


Një avion në të cilin udhëtonin lojtarët e një ekipi hokei është rrëzuar në Rusi dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 36 persona.

Raportohet se avioni mori flakë vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajër nga një aeroport i qytetit të Jaroslavlit, rreth 250 kilometra në veri-lindje të Moskës.

Anëtarët e ekipit Lokomotiva e Jaroslavlit ndodheshin në avion pasi ishin drejtuar për në Minsk të Bjellorusisë, për të luajtur me skuadrën e këtij qyteti, Dinamon.

Autoritetet kanë deklaruar se një person rezulton i zhdukur pas përplasjes, shkaqet e të cilës nuk janë përcaktuar ende.

Ekipi i hokeit do të luante me Dinamon e Minskut në kuadër të ndeshjes hapëse të turneut të Ligës Kontinentale.

Në ekip, përvec se nga Rusia, bënin pjesë edhe lojtarë nga Gjermania, Suedia e Sllovakia.

Avioni, i tipit “Yak-42”, kishte kapacitet për mbi 100 pasagjerë, por mendohet se në bord ndodheshin vetëm 37 pasagjerë, plus katër anëtarët e ekuipazhit.

Aviacioni rus karakterizohet nga një siguri e dobët. Në korrik të këtij viti një avion me pasagjerë u rrëzua në veri të vendit, ku si pasojë humbën jetën 44 persona.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Mosha më e lartë në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›