E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Akuzat shpifje ndaj meje


Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka hedhur poshtë duke i cilësuar si të pavërteta akuzat se ka krijuar monopol me linjat ndërkombëtare të internetit.

Zoti Olldashi i cilësoi akuzat si shantazhe që po i bëhen nga një grup mediatik, për shkak se pak ditë më parë ka bllokuar ndërtimin e një pallati, sipas tij të paligjshëm, në periferi të Tiranës.

“Ky pallat i përket 100 për qind zotit Irfan Hysanbelli. Menjëherë më pas nga gazeta e këtij personi ka nisur një sërë akuzash ndaj meje”, ka deklaruar Olldashi.

Ndërkohë, zoti Olldashi tha se ka ngritur padi civile ndaj botuesit të gazetës “Panorama”.

“I jam drejtuar me një letër zonjës Ina Rama për t’i sugjeruar fillimisht nisjen e hetimeve për gjithcka që është shkruar në gazetë për mua. Dhe së dyti kam bërë kallëzim penal ndaj botuesit dhe ndërtuesit Hysanbelliu”, ka saktësuar Olldashi.

Dy ditët e fundit gazeta “Panorama” ka publikuar faksimiljen e një urdhëri të ministrit Olldashi, i cili sipas gazetës i jep monopolin e përdorimit të rrugëve kombëtare për shtrirjen e linjave të internetit një kompanie private me afat 40 vjet.

Sipas gazetës, më parë ministri Olldashi kishte shfuqizuar katër kontrata të ngjashme me biznese të tjera, duke ia dhënë tashmë me urdhërin e fundit të drejtën vetëm një kompanie.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Bregu: 12 prioritetet, test për politikën
Minisrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka komentuar pozitivisht rikthimin e opozitës në Parlament, duke e vlerësuar si një pjesë të domosdoshme në proceset integruese e vecanërisht në plotësimin e 12 rekomandimeve. Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në Tiranë shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, në një mision të përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. "Gërdeci", shtyhet sërish seanca
Seanca e radhës ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit u shty per shkak të mungeses se avokatëve, një ndër arsyet më të zakonshme të zvarritjes së këtij procesi. Reforma administrative territoriale, sa më shpejt, aq më mirë
Kujtim Morina - Nevoja e bërjes sa më shpejt e reformës të rindarjes administrative territoriale po diskutohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit dhe shumë përfaqësues të partive politike dhe deputetë janë shprehur në mbështetje të kësaj reforme “Wikileaks", po afron vjeshta
Artan Mullaj - Sot është epshndjellëse të imagjinosh si ndihet Kryeministri i vendit pas publikimeve të “Wikileaks”. Përdora frazën “epshndjellëse”, për të lënë të supozuar një shkallë ekstreme të kureshtjes publike për prapaskenat në politikën shqiptare, por në këtë rast, fraza më e saktë do të ishte “e pamundur”

Lajmet kryesore

Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme vijnë Frattini dhe Lambrinidis
Wikileaks: Tadic-Thaci, takime sekrete
Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›