E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze ofron para pa fund per lirine

Tirane- Financuesi i klubit te futbollit "Elbasani", Arben Laze ka ofruar leke pa fund per lirimin e tij nga qelia. Por, Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka vendosur dje lenien e tij ne burg, deri ne perfundim te hetimeve. Te njejten mase sigurie gjykata ka vendosur edhe ndaj tre te pandehurve te tjere, te vene ne pranga ne saje te operacionit "Mesfushori". Gjate mases se sigurise, Laze mesohet te kete perjashtuar veten e tij nga trafiku i droges Maqedoni-Shqiperi-Itali, i pretenduar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Burime nga gjykata sqaruan se, Laze nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si dhe nuk kishte lidhje me dijeni per trafikun e droges. Per kete, nepermjet avokatit te tij mbrojtes, i pandehuri ka kerkuar ndryshimin e mases se sigurise "arrest me burg", te caktuan pak dite me pare nga Gjykata e Krimeve te Renda, me nje mase sigurie me te bute. E jo vetem kaq. I pandehuri ka lene ne duart e gjykatesit te gateshem caktimin e nje shume, si garanci pasurore, per lirimin e tij nga qelia. Pavaresisht kesaj, gjykata ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg" ndaj 40 vjecarit Laze. Gjykata ka lene ne fuqi masen e sigurise "arrest me burg" edhe per te pandehurit Shkelqim Hyzmo, Arben Prifti dhe Fatjon Laze. Ky i fundit ka marre persiper te gjithe trafikun e droges duke perjashtuar vellain e tij. Ai i kerkoi gjykates lirimin e te vellait, pasi nuk kishte pasur dijeni per drogen. Prokuroria e Krimeve te Renda ka te dhena te marra nga pergjimet dhe vezhgimet se Arben Laze, kryente te gjitha veprimet financiare te grupit te tij kriminal qe merrej me trafik droge, ndersa tre te arrestuarit e tjere kane qene korrier droge. Hetimet kane percaktuar se 40-vjecari Laze, dyshohet se prej vitesh kontrollonte trafikun e droges nga Maqedonia ne drejtim te Shqiperise dhe me pas furnizonte linjat e rrjeteve te ndryshme qe trafikonin drogen drejt Greqise e Italise. Redinalda Caushaj

Si u zbulua Laze

Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, Laze, pas sigurimit te droges, ka ngarkuar me detyre vellane e tij, Fatjon Lazen, te kryente rolin e transportuesit te droges per t'ia dorezuar mallin, porositesit fierak Prifti. Pas lenies se detyrave, ai eshte nisur drejt Maqedonise, ku mendohet se ka ikur per te shlyer detyrimet e droges, por edhe per te nxjerre alibine, se ai nuk kishte dijeni pasi ndodhej ne Maqedoni. Nje dite me pas, kur Laze ka kaluar traun e doganes se shtetit fqinj Maqedonise, me t'u paraqitur ne doganen shqiptare te pikes kufitare te Qafe Thanes, atij i jane vene prangat ne duar.

Akuzat

Kater te pandehurit, dy vellezerit Laze, Prifti dhe Hyzmo kane konsumuar elemente te vepres penale te "trafikut te lendeve narkotike" ne kuader te "grupit te strukturuar kriminal", ndersa ndaj vellait te presidentit te ekipit te futbollit te Elbasanit, prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "armembajtjes pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›