E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza spanjolle rekord i ri per borxhin

Borxhi publik i Spanjës arriti një nivel rekord në muajin qershor, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e shtunë.

Sipas Bankës Qëndrore së Spanjës, borxhi kombëtar është rritur në 942,8 miliardë euro, një shumë e parazvlefshme me 92,2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo rritje e borxhit është alarmante duke pasur parasysh që një vit më parë, në të njëjtën periudhë ai ishte 15% më i ulët. Qeveria spanjolle kishte vendosur si objektiv reduktimin e borxhit nën 91,4% të PBB-së brenda 2013-s, por tashmë duket se Madridi duhet të riformulojë objektivat e tij. Kriza FinanciareStrauss Kahn, këshilltar në qeverinë serbe Kroaci, rënie e papunësisë në gusht Slloveni, rriten humbjet në sektorin bankar Spanja është një prej vendeve më të goditura nga kriza e Eurozonës dhe për shkak të falimentimeve në masë, ndikuar nga viti i tretë i recesionit, papunësia është rritur në nivel rekord prej 26% të forcës aktive dhe mbi 50% të grupmoshës 18-25 vjeç që kërkojnë një punë. Spanja, e cila ka marrë një dorëzani prej 250 miliardë eurosh nga BE në gusht, po ndjek një listë reformash që synojnë të shkurtojnë në mënyrë drastike borxhin publik, por rritja e papunësisë dhe të dhënat pesimiste për rritjen ekonomike bëjnë që objektivat e qeverisë Rajoy të jenë vështirësisht të arritshme në dy vitet e ardhshme. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›